DEGA JUAJ E VOGËL

Për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë te shërbimet e Halkbank AD Skopje për persona fizikë është përgatitur aplikacion mobil i cili është falas për të gjithë klientët tanë.

Duke marrë parasysh përdorimin masiv të pajisjeve mobile (telefonë, tableta) në jetën e përditshme, ky aplikacion Ju mundëson që në çdo kohë dhe vend të keni qasje në llogaritë tuaja dhe të kryeni transakcione në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Hyrja në aplikacion bëhet përmes emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit të cilat përdoren për hyrje në servisin e-banking.

Nëse nuk jeni shfrytëzues i bankingut elektronik të Halkbank, mund të aplikoni në degën më të afërt.

Aplikacioni mundëson

Aplikacioni mobil për banking elektronik mundëson më shumë shërbime:

  • qasje në llogaritë
  • qasje në kartelat pagesore
  • qasje në kreditë – lista e kursit
  • kryerje të pagesave përmes përdorimit të urdhërpagesave PP30 dhe PP50 nga llogaria juaj transakcionale
  • mundësi për krijimin e shablloneve tuaja për pagesa – punët këmbyese
  • lokalizim të bankomatëve dhe degëve më të afërta – ndryshim të fjalëkalimit
  • 24/7 kontakt përmes telefonit me bankën

Shkarko Aplikacionin

Aplikacioni mund të përdoret në tabletë dhe pajisje mobile me sistem operativ iOS dhe Android. Mundeni falas ta shkarkoni nga App Store për pajisjet IOS ose nga Play Store për pajisjet Android.

  

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.