Karakteristikat

Duke u përpjekur për të siguruar cilësi të lartë të servisit Е-banking dhe për të qenë në hap me trendet bshkëkohore, Halkbank AD Skopje ofron beneficione të shumta në këtë pjesë.

Në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë mund të merrni informacione për cilin do produkt që e shfrytëzoni në Halkbank AD Skopje.

Е-bankingu juaj lejon kryerjen e transakcioneve në çdo kohë dhe nga kudo.

Përparësitë

  • Mundësi për kontrollin e gjendjeve të llogarive Tuaja, kartelave debitore dhe kreditore, depozitave dhe kredive
  • Ekstrakt nga llogaritë Tuaja
  • Transakcione ditore
  • Transakcione të realizuara për periudhë të caktuar
  • Të gjitha llojet e pagesave – në denarë, deviza si dhe krijim të shablloneve
  • Të gjitha transakcionet tjera që do i bënit në Degë

Përmes bankingut elektronik mundeni plotësisht të menaxhoni me llogaritë Tuaja

Pyetjet më shpesh të parashtruara

Si mund të aplikoj për e-banking?

Duhet që të vizitoni degën më të afërt të Halkbank AD Skopje dhe të aplikoni për banking elektronik për persona fizikë, duke plotësuar formularin.

Formulari është në dispozicion në veb faqen e Halkbank AD Skopje, në këtë link

https://ibanking.halkbank.mk/Retail/iBanking/Manual/Baranje_za%20elektronsko_fizicki_MK.pdf      

prej ku mund të shkarkoni dhe plotësoni dhe pastaj ta dorëzoni personalisht në degën më të afërt. Pas aplikimit në degë dhe nënshkrimit të kontratës, në e-mail adresën Tuaj të regjistruar do të arrijë numri personal identifikues (LIB) të cilin bashkë me një të dhënë tjetër (numri i llogarisë transakcionale ose pseudo numri i kartelës debitore ose kreditore) mund ta shfrytëzoni për gjenerimin e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.

Udhëzimi më i detajuar gjendet në këtë link

https://ibanking.halkbank.mk/Retail/iBanking/Manual/Korisnicko_upatstvo_naselenie.pdf

Sa është kompenzimi vjetor për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona fizikë?

Kompenzimi vjetor për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona fizikë është 200 denarë dhe paguhet automatikisht nga llogaria Juaj transakcionale.

Çfarë dokumentacioni nevojitet?

  • Kërkesë për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona fizikë.
  • Kontratë për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona fizikë.

A ka nevojë për token?

Jo. Për shfrytëzimin e servisit bankingu elektronik për persona fizikë nuk ka nevojë për token. Për kontrollë të gjendjeve në llogaritë Tuaja, transakcionet, ekstraktet etj, mjaftojnë emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi. Gjatë kryerjes së transakcioneve, në telefonin Tuaj mobil të regjistruar do të dërgohet kod autorizues në formën e SMS porosisë, të cilin duhet ta fusni si autorizim gjatë pagesave.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.