Informacione

Informacione

Eko kredia është dedikuar për persona fizikë të cilët dëshirojnë të rrisin efikasitetin energjetik të shtëpisë së tyre duke përdorur burime të ripërtrishme të energjisë dhe furnizim të izolimit më të mirë termik të shtëpisë.

Në këtë mënyrë ata do ta reduktojnë konsumin e energjisë dhe shpenzimet shoqëruese, ndërsa në të njejtën kohë edhe do të kontribuojnë për ruajtjen e mjedisit jetësor.Me Halkbank AD Skopje ju keni partner i cili me përkushtim punon drejt efikasitetit më të madh energjetik dhe mjedisit më të mirë jetësor.

Kushtet

Kushtet e kreditimit 

  • Shuma: deri 500 EUR deri 100.000 EUR
  • Afati maksimal: deri 240 muaj
  • Grejs periudha: deri 6 muaj
  • Norma e interesitMe rrogë në Halkbank Ad Skopje: 5.5% normë nominale të interesit, e ndryshueshme në pajtim me aktet e Bankës, norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme 6.29% (SVT).
  • Provizioni për përpunimin e kredisë: 1.50% nga shuma e kredisë.
  • Shpenzimet për kredinë: 200,00 MKD  (kompenzimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesat e refuzuara ose të anuluara), blanket kambiali, vërtetim të domosdoshëm noterial të kambialit sipas vendimit të KD-së
  • Aftësia kreditore: 1/2 nga të ardhurat e përgjithshme mujore me mundësi për bashkëhuamarrës.
  • Kolaterali/Sigurimi:
    • Deri 10.000 EUR kambial dhe deklaratë kambiali
    • Mbi 10.000 EUR hipotekë në patundshmëri në vlerë prej 1:1,5

Pyetjet

Pyetjet më shpesh të parashtruara

Për çka mund të përdoret ky lloj produkti?

Të nderuar, nëqoftëse planifikoni rinovimin e shtëpisë Suaj me çka do ta rrisnit efikasitetin energjetik, do ti reduktonit shpenzimet për energji elektrike, Ju ofrojmë këtë produkt me normë të shkëlqyeshme të interesit. Eko kredia përfshin përmirësimin e izolimit/vendosjen e fasadës, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, zëvendësimin nxemjeve të vjetra qendrore dhe pjesëve të tjera ngrohëse, instalimin e ndriçimit efikas energjetik, instalimin e sistemeve solare për ngrohjen e ujit, zëvendësim të klimatizimit të vjetër, instalim të sistemeve të reja për ngrohje qendrore.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.