baer creditlines sq

KfW II

Target grupi: Persona juridikë të organizuara në forma 100% shoqëri private me seli të regjistruar në Maqedoni (ose në proces regjistrimi) dhe nëse veprojnë kryesisht në Maqedoni, nuk punësojnë mbi 100 persona në ditën e kërkesës për kredi, zejtarë dhe persona fizikë, nëdrmarrës individual, biznese familjare, ushtrues veprimtarie (të cilët posedojnë autorizime përkatëse) shtetas të Maqedonisë. Duhet që kërkuesi i kredisë të kryejë veprimtari pa ndërprerje në periudhë prej së paku gjashtë muajve para parashtrimit të kërkesës kreditore. Nëse veprimtaria afariste është ose ka qenë e ndërprerë për arsye personale në periudhë prej tre muajve para parashtrimit të kërkesës kreditore, nevojitet evidenca afariste për periudhë prej gjashtë muajve për 9 muajtë e fundit para parashtrimit të kërkesës kreditore.         

Veprimtari të kualifikuaraShoqëri nga sektori i prodhimtarisë, përfshirë edhe përpunimin e repromaterialeve bujqësore, sektori i shërbimeve ose sektori i tregtisë.

Qëllimi i kredisë:

  • Mjete themelore (pajisje, makina, instalime, tokë, renovim dhe modernizim të sipërfaqeve afariste dhe reparteve prodhuese); 
  • 10% e vlerës totale të investimit mund të përdoret për mjete xhiruese (furnizim me repromateriale, mallra tregtarë dhe materiale të tjera);

Shuma e kredisë:  Shuma maksimale deri 300.000,00 EUR

Valuta

  • EUR për pagesa jashtë vendit
  • EUR në kundërvlerë të denarit e përllogaritur sipas kursit mesatar që vlen për paritetin EUR/MKD kotuar në listën indikative të kursit në ditën e arkëtimit për pagesë brenda vendit

Norma e interesit: 

  • 5,5% në vit, për kredi afatshkurtëra
  • 5,5 p.p + EURIBOR-i 6 mujor në vit, për kredi afatgjata

Nëse EURIBOR-i 6 mujor është negativ konsiderohet zero.

Kompenzimi për përpunim: 1,00% nga shuma e kredisë

Afati i kthimit: Më së voni deri 30.12.2027, me grejs periudhë të përfshirë prej maksimum 24 muaj

Mënyra e kthimit: Anuitete mujore

Sigurimi/Kolaterali: Në përputhje me politikën kreditore të Bankës, varësisht nga shuma e kredisë

Sektorë të përjashtuar nga financimi:

  • prodhimtaria dhe tregtia me armë ose persona të involvuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve, pajisjeve ushtarake
  • prodhimtaria e alkoolit (pije që tejkalojnë 22 shkallë alkool)
  • prodhimtaria ose tregtia që përfshin llojet e rrezikuara;
  • prodhimtaria e duhanit;
  • ndërmarrje ose persona të përfshirë në veprimtari me kazino, spekulime me valuta, investime dhe spekulime me letra me vlerë të cilit do lloj, ose blerje dhe shitje të paluajtshmërive për qëllime spekulative.

Do të shmangen projektet me rrezik të lartë ekologjik (lexoni për më shumë). Nënprojektet që do të financohen nga nënhuatë duhet të dizejnohen në përputhje me dhe të jenë konzistentë me standardet përkatëse ekologjike, shëndetësore dhe të sigurisë përfshirë edhe ligjet dhe aktet e vlefshme ekologjike në Maqedoni.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.