Informacione

Halkbank AD Skopje ofron kredi banimi pa dedikim të siguruara me polisë për sigurim jetësor për persona fizikë që janë në marrëdhënie të rregullt të punës dhe për pensionistë. Kredinë mund ta shfrytëzoni për blerjen e banesës ose blerjen e hapësirës afariste si dhe për rifinancimin e ekspozimeve tuaja në bankat tjera në bazë të kredisë së banimit. Halkbank AD Skopje ofron kredi të volitshme banimi që i përshtaten nevojave Tuaja. Polisa e sigurimit mundëson mbrojtjen e pronës Tuaj nga pasojat e aksidenteve, siguri të pagesës dhe mbrojtjen e tërë familjes.

Përparësitë

Kredia e siguruar me sigurim jetësor të cilën e ofron Halkbank AD Skopje është me normë fikse të interesit për 5 vitet e para, afati kohor i shlyerjes është deri 30 vite, normë të ulët të shpenzimeve të përgjithshme të kredisë, PA shpenzime për vlerësim, PA shpenzime për aprovim dhe PA shpenzime për likuidim të parakohshëm nga mjetet vetanake si dhe lehtësira të shumta në kolateral.

Kushtet për kredi

  • Shuma: deri 200.000,00 EUR
  • Afati maksimal: deri 360 muaj 
  • Aftësia kreditore: deri 1/2 e të ardhurave mujore (me mundësi për bashkëhuamarrës).
  • Interesi: 3,40% normë fikse të interesit për 3 vitet e para, 4,40% normë fikse vjetore të interesit për 2 vitet e rradhës, 5,40 pp + normë të ndryshueshme të interesit të Euribor-it 6 mujor për periudhën e mbetur (SVT 4,90%) * polisa nuk përfshihet në përllogaritjen për SVT
  • Komisioni për shqyrtimin e kredisë: 0%
  • Pa shpenzime për vlerësim
  • Shpenzimet për kredi:
    • 200,00 MKD  - kontrollë në Byronë kreditore  (komisioni paguhet para arkëtimit të kredisë dhe nuk paguhet për kërkesat e refuzuara dhe anuluara), shuma e shpenzimit të polissës së sigurimit jetësor varet nga tarifa e shoqërisë së sigurimit
    • 150 MKD – aplikacion për kredi,
  • Komisioni për shlyerje të parakohshme të kredisë:
    Për shlyerjen e parakohshme të kredisë Banka përllogarit dhe faturon komision të njëfisht në shkallë prej 3% nga vlera e shumës së shlyer të parakohshme, nëse shlyerja kryhet përmes rifinancimit me kredi nga bankë tjetër, respektivisht 0% nëse shlyerja kryhet nga mjete vetanake. Për çdo shlyerje të parakohshme shfrytëzuesi është i detyruar ta njoftojë Bankën 7 (shtatë) ditë para datës së shlyerjes.
    Komisioni paguhet nëse Shfrytëzuesi i kredisë ka të nënshkruar kontratë për hipotekë të prioritetit të ardhshëm, gjatë kohëzgjatjes së Kontratës për kredi.
    Shfrytëzuesi është i detyruar të kryejë pagesën e komisionit menjëherë pas pranimit të përllogaritjes nga Banka.
    Personat përgjegjës të Bankës për likuidimin e kredisë janë të detyruar që një ditë pas pranimit të mjeteve të shlyerjes së parakohshme të kryejnë kontrollë të pasurisë së paluajtshme përmes Kadastrës së RM-së me fletëposedim më të ri. 
  • Pjesëmarrja: minimum 15% pjesëmarrje
  • Sigurimi/Kolaterali: Hipotekë në patundshmëri, kambial dhe deklaratë kambiali.

Pyetjet

Sa është shuma e polisës?

Shuma e shpenzimit të polisës së sigurimit jetësor varet nga tarifa e shoqërisë së sigurimit. Polisa paguhet njëfish para tërheqjes së kredisë. Polisa paguhet njëfish para arkëtimit të kredisë.

Për çka mund të shfrytëzohet kredia?

Kredia e banimit mund të shfrytëzohet për për blerjen e banesës ose blerjen e hapësirës afariste si dhe për rifinancimin e ekspozimeve tuaja në bankat tjera në bazë të kredisë së banimit.

Ju lutemi të plotësoni kalkulatorin:

Vlera e kredisё:
Numri i kёsteve:


Shuma maksimale është përllogaritur sipas aftësisë kreditore të klientit dhe sipas normës variabile të interesit e cila përdoret pas mbarimit të periudhës me normë fikse të interesit në 3 vitet e para

Për informata shtesë ju lutem dërgoni e-mail në adresën naseleniemarketing@halkbank.mk ose na telefononi në 02/3250-965; 3287-589; 3240-869; 3240-824; 3287-507

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.