INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Halkbank AD Skopje ofron kredi për persona fizikë që janë në marrëdhënie të rregullt pune. Kredinë mund ta shfrytëzoni për blerjen e banesës, si kredi afatgjate pa dedikim si dhe për rifinancim të plotë të ekspozimeve tuaja në bankat tjera sipas çdo baze. Gjithashtu, këtë lloj të kredisë mund ta shfrytëzoni për likuidimin e ekspozimit të plotë kreditor për person tjetër nga familja juaj. Për informacione më të hollësishme mbi kredinë hipotekare drejtohuni degës sonë më të afërt të Halkbank AD.

PËRPARËSITË

Kredinë që ofron Halkbank AD është me normë të volitshme të interesit, normë të ulët të shpenzimeve të përgjithshme të kredisë, afat kohor të shlyerjes deri 240 muaj, si dhe shumë lehtësime të tjera sa i përket kolateralit (sigurimit).

KUSHTET PËR KREDI

  • Shuma: deri 150.000 EUR
  • Afati maksimal: deri 240 muaj
  • Norma e interesit: 7,60% normë vjetore të ndryshueshme të interesit, normë vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (SVT 8,16%).
  • Provizioni për përpunimin e kredisë: 2% nga shuma
  • Shpenzimet për kredinë: 350,00 MKD  (kompenzimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesat e refuzuara dhe të anuluara), blanket kambiali, vërtetim noterial të kambialit si dhe shpenzimet për vlerësim në përputhje me tarifën e bankës.
  • Aftësia kreditore: 1/2 nga të ardhurat e përgjithshme mujore me mundësi për bashkëhuamarrës.
  • Kolaterali/Sigurimi: Hipotekë në patundshmëri në vlerë prej 1:1,4, kambial dhe deklaratë kambiali, me mundësi për bashkëhuamarrës.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.