05.12.2017

Aplikimi i ri i levizshem per bankim elektronik

Të nderuar klientë,

Halkbank AD Skopje vazhdon me avancimin e shërbimeve me qëllim të përmbushjes së nevojave Tuaja të përditshme.

Me kënaqësi Ju informojmë se më datë 05.12.2017 është kryer përmirësimi dhe mbindërtimi i aplikacionit të bankingut elektronik për persona fizikë.

Për përdorim më të lehtë janë riplotësuar të vjetrat dhe janë inkorporuar funksionalitete të reja.

    

Kënaquni me funksionalitetet e bankingut mobil:

  • dizejn të ri me pjesë publike të aplikacionit për funksionalitetet që nuk kërkojnë hyrje si përdorues: Lista e kursit, Bankomatët/degët më të afërt, Kontakti
  • Pasqyrë e rezervimeve (transakcione me kartela të cilat ende nuk janë të regjistruara. Ato ndikojnë mbi gjendjen e disponueshme, por nuk shfaqen në pasqyrën e qarkullimit deri në realizimin e tyre përfundimtar)
  • Pasqyrë e pagesave të realizuara me mundësi për përsëritjen e tyre
  • Mundësi për depozitim të hapur
  • Pagesë e borxhit në kartelën kreditore.
  • Ilustrim dhe lundrim i përmirësuar mbi bankomatët dhe degët më të afërta të Halkbank AD Skopje.

Aplikacionin e ri mund ta shkarkoni duke hyrë në aplikacionin ekzistues, me çrast do ju shfaqet link për shkarkim.

Aplikacioni mund të përdoret në tabela dhe pajisje mobile të sistemeve operative iOS dhe Android. Mund ta shkarkoni nga App Store për pajisje IOS ose nga PlayStore për pajisje Android.

  

Nëse nuk jeni përdorues i bankingut elektronik, mund të aplikoni në degën më të afërt të Halkbank AD Skopje dhe shfrytëzoni periudhën promocionale për aplikim deri më 31.01.2018, pa kompenzim.

Ju faliminderit për bashkëpunimin.

Me respekt,
E Juaja Halkbank AD Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.