28.09.2017

Transaksionet e Visa PayWave në terminalet POS të Halkbank AD Skopje

Të nderuar,

Me kënaqësi Ju informojmë se Halkbank AD Skopje po e përmirëson funksionalitetin e POS terminaleve.

POS terminalet e Halkbank AD Skopje, përskaj mundësisë për pagesë pa kontakt me kartelat MasterCard, tash janë çertifikuar dhe mundësojnë edhe pagesa pa kontakt përmes kartelave VISA Pay Wave.

Të gjithë klientët që i shfrytëzojnë kartelat VISA me logon  për pagesa pa kontakt mund të kënaqen në realizimin e shpejtë dhe të lehtë të transakcioneve të tyre.o

Rrisni shitjen Tuaj dhe kurseni kohën Tuaj dhe kohën e klientëve.

Me respekt,
Halkbank AD Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.