Karakteristikat

Mastercard Contactless do ua bëjë ditën më të shpejtë, por përparësitë më të mëdha janë: mospërdorimi i PIN kodit, mospërdorimi i nënshkrimit gjatë pagesës, nuk ka nevojë për konfirmim për transakcionin gjatë pagesave me këtë lloj të kartelës.

Mundësi për pagesë të shpejtë dhe të lehtë PA KONTAKT kudo ku gjendet shenja për pagesë pa kontakt.

  

Me vetëm një prekje të kartelës afër POS terminalit mund të realizohet transakcion i shpejtë dhe i lehtë.

PIN autorizimi dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (750,00 mkd) ose deri në limitin për pagesa pa kontakt i vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.

Me shfrytëzimin e kartelave kreditore Mastercard Contactless, Ju do të jeni pjesë e bonus programit unikal që Ju mundëson grumbullimin e bonus poenave dhe shfrytëzimin e tyre në tregtimin e përditshëm. Me pagesat me këste dëshirat Tuaja bëhen realitet.

Kartelat kreditore Mastercard Contactless japin mundësi për shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme nga revolving limiti juaj kreditor dhe qasje te të njejtat 24/7.

Është e dedikuar për pagesa pa para të gatshme në rrjetin tregtar dhe tërheqje të parave të gatshme (kesh) nga banka ose bankomati. Kartela është ndërkombëtare, mbështet pagesa në internet pa provizion për transakcione në internet faqe vendore dhe të huaja dhe për të njejtat pranoni njoftim me е-mail për çdo transakcion të realizuar.

Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code)

 Mundeni menjëherë të aplikoni për kartelë kreditore në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje përmes këtij Aplikacioni ose nëpërmjet aplikacionit onlajn.

Që të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS info Ju lusim të plotësoni dhe dërgoni aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje ose na dërgoni përmes e-mailit në: help24@halkbank.mk

Përparësitë

  • Pagesa e borxhit minimal prej 5%.
  • Pagesa deri 60 këste pa interes te mbi 800 partnerë të Bankës.
  • PIN autorizimi dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (750,00  mkd ) ose deri në limitin për pagesa pa kontakt i vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.
  • Mundësi për transakcione pa kontakt me vetëm një prekje të kartelës afër POS terminalit ku është vendisur logoja për transakcione pa kontakt.

      
  • Mundësi për blerje me zbritje te disa partnerë të caktuar të Halkbank AD Skopje.
  • Mundësi për transakcione të shpejta pa kontakt në pos terminalet e Halkbank AD Skopje.
  • Për të gjithë të interesuarit, mundeni menjëherë të aplikoni përmes dorëzimit të Aplikacionit në degën/ekspoziturën më të afërt ose përmes aplikacionit onlajn.
  • Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code).

Provizionet

Mastercard Credit Contactless 
Komisioni për përpunimin e kartelës themelore 100,00 mkd
Komisioni për përpunimin e kartelës shtesë 100,00 mkd
Komisioni për ridhënien e kartelës themelore/shtesë 100,00 mkd
Komisioni për ridhënien e kartelës themelore/shtesë para skadimit të afatit (e dëmtuar/humbur) 300,00 mkd
Komisioni për përpunimin urgjent të kartelës  600,00 mkd
Komisioni për reklamacion të pabazuar  600,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në bankomatet e Halkbank 2,50 % min 150,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në bankomatet e bankave të tjera 3,0% min. 200,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në sportelet e Halkbank 3,0% min. 200,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në sportelet e bankave të tjera 3,0% min. 200,00 mkd
Anëtarësia vjetore për kartelë themelore Falas për vitin e parë,1.200,00 mkd për vitet e ardhshme
Anëtarësia për kartelë shtesë Falas për vitin e parë,600,00 mkd  për vitin e dytë
Anëtarësi e shkallëzuar  
- Për xhiro të kryer vjetore prej min. 90.000,00 mkd Pa anëtarësi
- Për xhiro të kryer vjetore prej min. 60.000,00 mkd 600,00  mkd
- Për xhiro të kryer vjetore prej min. 30.000,00 mkd 800,00  mkd
Komisioni për shënien e faturës Pa komision
Komisioni për vërejtje/paralajmërim 100,00 mkd
Bllokim i kartelës me kërkesë të klientit përmes help 24, e-mail ose me shkrim Pa komision
Debllokim i kartelës me kërkesë të klientit përmes help 24, e-mail ose me shkrim 200,00 mkd 
Zmadhimi i liimitit kreditor 300,00 mkd
Konfigurimi i PIN-it Pa komision
Ndryshimi i PIN-it në sportel 50,00 mkd
Shuma e limitit kreditor Bazuar në politikat kreditore

PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA

Si mund të aplikoni për kartelë kreditore?

Duhet të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje  ku do duhet të vlerësohet aftësia juaj kreditore dhe ku do mundeni të tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ose për aplikim onlajn.

Dokumentacioni i nevojshëm?

  • Aplikacion për kartelë kreditore të plotësuar nga shfrytëzuesi dhe punëdhënësi
  • Ekstrakt nga llogaria për tre muajtë e fundit
  • Kopje të letërnjoftimit
  • Debitim direkt
  • Për institucione private në mënyrë plotësuese duhet edhe: formulari М1/М2 i vërtetuar nga punëdhënësi

Si mund të paguani borxhin nga kartela kreditore (automatikisht) ?

Nëse jeni pranues i rrogës përmes Halkbank AD mund të nënshkruani debitim direkt me të cilin automatikisht çdo muaj do ju merren mjete nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit të kartelës kreditore me çka edhe kurseni në kohë.

Sa zgjat procedura për dhënien e kartelës së re?

Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës zgjat 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë.

Si mund të siguroj faturë për kartelën kreditore përmes e-mailit?

Duhet vetëm që ti njoftoni kolegët në degë/ekspoziturë për e-mail adresën në të cilën dëshironi të pranoni faturat që të përditësohet e dhëna dhe të dorëzohet faturë çdo muaj deri te adresa e dhënë.

Vlefshmëria e kartelës?

Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.