Porosi Nga Drejtori

Të nderuar aksionarë, miq të nderuar,

Edhe këtë vit fjalimi im është plot me krenari për arritjet e bankës.

Kur ti kthehemi viti që kaloi, është e domosdoshme të përmendet se jemi në veçanti të kënaqur nga arritjet e mëdha të kompanisë sonë. Kur e them këtë, nuk mendoj vetëm për suksesin tonë financiar, por edhe për suksesin me të cilin ju kemi siguruar shërbim të shkëlqyeshëm klientëve tanë, shfrytëzuesve dhe në përgjithësi, komunitetit që i përkasim.

Viti 2018 ishte vit në të cilin i kemi theksuar moton tonë dhe kuptimin e emërtimit të bankës sonë, duke i definuar përmes sloganit tonë të ri – „Të rëndësishëm janë njerëzit “.

Njerëzit janë bërthama e aktivitetit tonë.

Duke filluar nga brendësia e institucionit tonë, janë pikërisht njerëzit që bëjnë gjithçka, të cilët e realizojnë çdo proces në bankë, mes tjerash duke u përpjekur që të jenë në nivel me nevojat e njerëzve, që vijnë në bankë si klientë tanë.

Kapitali njerëzor i bankës është faktori më përgjegjës dhe më meritor për sukseset që çdo ditë po i arrijmë.

Falë përkushtimit, punës së lodhshme dhe praktikimit të kulturës së shkëlqyeshme korporative, ekipi ynë arriti të bëhet një ndër më të mirët në treg në raport me ofertën e shërbimeve që i arrijnë ti përmbushin kërkesat e klientëve. Në veçanti jam krenar se këtë vit kemi marrë informacion nga hulumtimi i zbatuar zyrtar në tregun financiar në kuadër të të cilit hulumtim nga ana e klientëve jemi renditur ndër ato banka me cilësinë më të mirë të shërbimeve – duke krijuar kënaqësi edhe te klientët.

Përkushtimi jonë drejt qëndrueshmërisë së këtyre rezultateve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana tjetër, vazhdojmë me progresin e shkëlqyeshëm në raport me teknologjinë, inovacionet, rritjen e gamës së shërbimeve, poashtu edhe me uljen e byrokracisë në punën e përditshme.

e kemi ndihmuar edhe sektorin e biznesit në vendin tonë, që përbëhet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke e përmbushur atë ku jemi më të mirët – kreditimin, investimet dhe ofrimin e shërbimeve për klientët tanë.

E mbështesim edhe komunitetin në të cilin veprojmë përmes programeve tona për përgjegjësi korporative. Edhe një herë kemi vërtetuar se banka jonë është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të sportit dhe kulturës në vendin tonë.

Viti 2018 ishte edhe një vit rekord në raport me rezultatet e kompanisë sonë. Halkbank AD Skopje vazhdon me rritjen e saj, ndërsa shifrat janë këtu për të konfirmuar këtë angazhim.

Forca ekonomike e bankës dhe pozita e saj në tregun financiar u konfirmuan me anë të rikapitalizimit në shumë prej 10 milionë euro, me çrast kapitali ynë i përgjithshëm tani është 105 milionë euro.

Rrjeti ynë i degëve tani numëron gjithsej 41 degë. Gjatë vitit 2018 kemi hapur edhe dy degë të reja, por, gjitashtu kemi zgjeruar dhe rinovuar disa nga degët ekzistuese. Numri i të punësuarve tanë tani arrin shifrën prej 532 personave. Kanalet alternative i kemi shtuar edhe me 8 bankomatë të rinj dhe me plus 570 POS terminale. Numri i bankomatëve që i disponon banka për momentin është 131, ndërsa, numri i POS terminaleve tani arrin shifrën prej 6.385 POS terminaleve.

Aktiva e bankës është rritur për 11,9% (nga 686,6 në 768,2 milionë euro).

Sa i përket kreditimit të popullsisë, si bankë që ofron produkte kreditore me kushtet më të volitshme në treg, banka jonë ka arritur që të rrit portofolin tonë për kreditë e banimit në 63,3 milionë euro, nga ana tjetër duke arritur neto rritje prej 39,4%.

Sa i përket profitabilitetit, vitin 2018 e kemi përfunduar me rritje prej 20,5%, duke arritur profit prej 10,6 milionë euro.

Duke shprehur kënaqësinë tonë të sinqertë për atë që kemi arritur deri në fund të vitit, dëshiroj që ta përfundoj këtë letër, duke ndarë falenderimin tim më të sinqertë për çdo anëtar të familjes sonë të Halkbank-ës, si dhe për secilin prej jush – klientë dhe miq tanë, të cilët kemi obligim parësor për t’ju shërbyer në mënyrë cilësore dhe kënaqësi në bashkëpunimin tonë.

Ju dëshirojmë shumë shëndet, suksese dhe lumturi në vitin 2019!

 

Me respekt,

D-r Bilall Suxhubashi

Drejtor kryesor ekzekutiv i Halkbank AD Skopje


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.