Informacione

Informacione

Halkbank AD Skopje ofron produkte të ndryshme kreditore për popullsi, dedikuar për të punësuarit në administratën publike, shoqëritë aksionare, institucionet financiare si dhe për të punësuarit në ndërmarrje private të përshtatura nevojave tuaja, me qëllim që të sigurohet barrë më e vogël por me shumë përfitime për klientët.

Përparësitë

Përparësitë

Për këto klientë Halkbank AD Skopje ofron normë fikse të interesit (vjetore) për vitin e parë me afat të shlyerjes deri 95 muaj. Kjo kredi mund të shfrytëzohet për nevojat tuaja vijuese por njëashtu edhe për financimin e kredive ekzistuese në bankat e tjera.

Norma e interesit dhe shpenzimet

Kushtet për kredi

  • Shuma: deri 900.000 MKD
  • Afati maksimal: deri 95 muaj 
  • Aftësia kreditore: në përputhje me të ardhurat mujore
  • Interesi: 5.90% normë fikse të interesit për vitin e parë, për periudhën e mbetur 7,40% normë variabile të interesit (norma referente për përllogaritjen e normës ligjore të sanksionit e cila për momentin e nënshkrimit të kontratës është 3,25% e rritur për 4,15 pp) (SVT 7,51%)
  • Komisioni për shqyrtimin e kredisë: 1,00% njëfish gjatë aprovimit
  • Shpenzimet për kredi:
    • 350,00 mkd - kontrollë në Byronë kreditore  (komisioni paguhet para arkëtimit të kredisë dhe nuk paguhet për kërkesat e refuzuara dhe anuluara)
    • 150 mkd - aplikacion për kredi

 *7,51% SVT për kredi në shumë prej 600.000 MKD, normë interesi të ndryshueshme prej 7,60 %, afat të shlyerjes 95 muaj, shpenzime aplikimi prej 150 MKD dhe shpenzime shqyrtimi në BMK prej 350 MKD

**Në lartësinë e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme (SVT), ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në përllogaritje të SVT-së dhe lartësia e normës së kontraktuar të interesit.

Pyetjet

Pyetjet

Për çka mund ta shfrytëzoj kredinë?

Të nderuar, kredinë konsumatore pa dedikim mund ta shfrytëzoni për rifinancimin e të gjitha kredive ekzistuese, kartelave kreditore si dhe minusit të tejkaluar në bankat e tjera. Nëse keni plan të rinovoni në shtëpinë Tuaj me çka do ta rrisnit efikasitetin energjetik atëherë do Ju ofrojmë produktin tonë EKO kredi.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.