Informacione

Për të punësuar në ndërmarrje private (me ose pa rrogë në Halkbank);

Halk Banka AD Skopje, mendon se ndërmarrjet e vogla dhe ato mikro si segment shumë i rëndësishëm janë shtytës të ekonomisë së Maqedoniisë dhe rritjes. Nga kjo arsye të punësuarit në ndërmarrjet private janë në fokusin e Halkbank duke ju ofruar më shumë mundësi për kërkesat e tyre afatshkurta dhe afatgjata.

Përparësitë

Për këtë lloj të klientëve Halkbank AD Skopje ofron normë interesi fikse për vitin e parë me afat shlyerje deri 95 muaj. Kjo lloj kredie mund të shfrytëzohet për nevojat e tuaja vijuese, por gjithashtu edhe për rifinancimin e kredive egzistuese në bankat tjera.

Kushtet për Kredi

  • Shuma: deri 600.000 MKD
  • Afati maksimal: deri 84 muaj
  • Norma e interesit: 7% normë nominale vjetore fikse për vitin e parë, për periudhën e mbetur të shlyerjes e ndryshueshme, e cila për momentin është 8,90%, norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (SVT 9,33%).
  • Provizion për përpunimin e kredisë: 2,00%
  • Shpenzimet për kredinë: 200,00 MKD  (kompenzimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesat e refuzuara ose të anuluara), blanket kambiali dhe vërtetim notarial të kambialit për shuma mbi 300.000 MKD si dhe sipas vendimit të KK-së.
  • Aftësia kreditore: në përputhje me të ardhurat mujore
  • Kolaterali/Sigurimi: deri 150.000 MKD pa zhirantë, mbi 150.000 MKD deri 300.000 MKD duhet një zhirant, mbi 300.000 MKD një zhirant dhe vërtetim notarial të kambialit.

Pyetjet më shpesh të parashtruara

A mund t'a shfrytëzoj këtë kredi për rifinancim?

Po. Njëri prej qëllimeve të kësaj kredie është rifinancimi i të gjithë kredive egzistuese në bankat tjera.

A mund t'a shfrytëzoj për të mbuluar ekspozimet e mia në bazë të kartelave kreditore?

Po. Njëri prej qëllimeve të kësaj kredie është rifinancimi i të gjithë kartelave kreditore egzistuese në bankat tjera.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.