Karakteristikat

Karakteristikat

Kurseni kohën dhe paratë Tuaja duke shfrytëzuar Biznes kartelën kreditore të Halkbank AD Skopje.

Organizoni dhe menaxhoni me biznesin Tuaj në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurtë.

Kartela kreditore Visa Business është kartelë kreditore ndërkombëtare për persona juridikë. Kartela mund të përdoret për blerjen e mallrave dhe shërbimeve (akomodim në hotel, udhëtime, blerje të pajisjeve..) në vend dhe jashtë vendit si dhe për transakcione në internet (rezervime të hotelit, onlajn blerje të biletave të avionit etj).

Kartelat debitore dhe kreditore të lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta të sigurisë në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV dhe MC Secure Code).

Nëse nuk jeni shfrytëzues i kartelës kreditore Visa Business mund të aplikoni përmes aplikacionit ose në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

Nëse do dëshironit të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS porosisë, Ju lusim të plotësoni dhe dorëzoni Aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje.

Përparësitë

Përparësitë

  • Me kartelën kreditore Visa Business të Halkbank AD Skopje do ta thjeshtësoni menaxhimin e biznesit Tuaj. Ju siguron efikasitet të konsiderueshëm me disponibilitetin e mjeteve të personit juridik dhe e njejta paraqet mbështetje të sigurtë për realizimin e detyrimeve të biznesit ditë-për-ditë.
  • Përdorimi i biznes kartelave kreditore e përmirëson cilësinë e udhëtimeve Tuaja afariste, i bën arkëtimet Tuaja më të shpejta, më të thjeshta dhe më të sigurta, e redukton nevojën për mbajtjen e parave të gatshme dhe siguron kontrollë të lehtë dhe transparente të shpenzimeve afariste. 
  • 24/7 orë mbështetje për shfrytëzuesit kudo në botë përmes kontakt qendrës HELP 24 help24@halkbank.mk ose në tel +389(0)2 3296 330
  • Biznes kartelat janë mënyrë praktike për pagesën e të gjithë klientëve korporativë
  • Ata mund tu jepen më tepër përdoruesve dhe për çdo kartelë të lëshuar mund të definohet limiti për tu shpenzuar në bazë ditore dhe mujore në vend dhe jashtë vendit
  • Për kartelë kreditore Visa Business mund të aplikoni përmes aplikacionit ose në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

Provizionet

Provizionet

Visa Business Credit 
Komisioni për përpunimin e kartelës themelore 200,00 mkd
Komisioni për përpunimin e kartelës shtesë 100,00 mkd
Komisioni për ridhënien e kartelës themelore/shtesë 100,00 mkd
Komisioni për ridhënien e kartelës themelore/shtesë para skadimit të afatit (e dëmtuar/humbur) 300,00 mkd
Komisioni për përpunimin urgjent të kartelës  600,00 mkd
Komisioni për reklamacion të pabazuar  600,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në bankomatet e Halkbank 2% ose min.100,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në bankomatet e bankave të tjera 2,5% ose min.200,00 mkd 
Tërheqja e kesh-it në sportelet e Halkbank 2% ose min.100,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në sportelet e bankave të tjera 2,5% ose min.200,00 mkd 
Anëtarësia vjetore për kartelë themelore 1.200,00 mkd *komision mujor nga 100,00 mkd
Anëtarësia për kartelë shtesë 600,00 mkd *komision mujor nga 50,00 mkd
Komisioni për dhënien e faturës Pa komision
Komisioni për vërejtje/paralajmërim  100,00 mkd
Bllokim i kartelës me kërkesë të klientit përmes help 24, e-mail ose me shkrim Pa komision
Debllokim i kartelës me kërkesë të klientit përmes help 24, e-mail ose me shkrim 200,00 mkd
Konfigurimi i PIN-it Pa komision
Ndryshimi i PIN-it në sportel 50,00 mkd
Shuma e limitit kreditor Bazuar në politikat kreditore

Pyetjet

PYETJET

Çka duhet të paraqesë klienti si kolateral/sigurim për biznes kartelë?

Sigurimi/kolaterali për biznes kartelë mund të jetë kombinim i këtyre kushteve: 

  • Në kuadër të Linjës kornizë – kontratë të cilën klienti e shfrytëzon në Halkbank AD Skopje
  • Leje e dhënë nga kompania /pronari i kompanisë dhe/ose menaxheri i kompanisë
  • Instrumente të tjera të pranueshme për Bankën

Si mund të marr raport për kartelën time kreditore përmes e-mailit?

Shkruani informacionet e nevojshme të kompanisë në këtë kërkesë këtu dhe kontaktoni degën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

A ka nevojë për kartelë plotësuese për pagesa jashtë vendit?

Shfrytëzuesi i kartelës themelore dhe shfrytëzuesit e kartelave plotësuese mund të kryejnë transakcione kudo në botë në vende ku është ekspozuar logoja Visa

Ku mund të aplikoj për biznes kartelë kreditore?

Në çdo degë të Halkbank mund të kryhen të gjithë aktivitetet bankare që ju duhen si klient. Në degën më të afërt të Halkbank mund të kërkoni kërkesë për biznes kartelë.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.