Karakteristikat

KARAKTERISTIKAT

Kartelat kreditore Visa Classic japin mundësi për shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme nga revolving limiti juaj kreditor dhe qasje te të njejtat 24/7.

Është e dedikuar për pagesa pa para të gatshme  në rrjetin tregtar dhe tërheqje të parave të gatshme (kesh) nga banka ose bankomati. Kartela është ndërkombëtare, mbështet pagesa në internet pa provizion për transakcione në internet faqe vendore dhe të huaja dhe për të njejtat pranoni njoftim me е-mail për çdo transakcion të realizuar.

Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code)

Mundeni menjëherë të aplikoni për kartelë kreditore në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje përmes këtij Aplikacioni ose nëpërmjet aplikacionit onlajn.

Që të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS info Ju lusim të plotësoni dhe dërgoni aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje ose na dërgoni përmes e-mailit në: help24@halkbank.mk.

Përparësitë

PËRPARËSITË

Provizionet

Provizionet

Visa Classic Credit
Komisioni për përpunimin e kartelës themelore 100,00 mkd
Komisioni për përpunimin e kartelës shtesë 100,00 mkd
Komisioni për ridhënien e kartelës themelore/shtesë 100,00 mkd
Komisioni për ridhënien e kartelës themelore/shtesë para skadimit të afatit (e dëmtuar/humbur) 300,00 mkd
Komisioni për përpunimin urgjent të kartelës  600,00 mkd
Komisioni për reklamacion të pabazuar  600,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në bankomatet e Halkbank 2,50 % min 150,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në bankomatet e bankave të tjera 3,0% min. 200,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në sportelet e Halkbank 3,0% min. 200,00 mkd
Tërheqja e kesh-it në sportelet e bankave të tjera 3,0% min. 200,00 mkd
Anëtarësia vjetore për kartelë themelore Falas për vitin e parë,1.200,00 mkd për vitet e ardhshme
Anëtarësia për kartelë shtesë Falas për vitin e parë,600,00 mkd  për vitin e dytë
Anëtarësi e shkallëzuar  
- Për xhiro të kryer vjetore prej min. 90.000,00 mkd Pa anëtarësi
- Për xhiro të kryer vjetore prej min. 60.000,00 mkd 600,00  mkd
- Për xhiro të kryer vjetore prej min. 30.000,00 mkd 800,00  mkd
Komisioni për shënien e faturës Pa komision
Komisioni për vërejtje/paralajmërim 100,00 mkd
Bllokim i kartelës me kërkesë të klientit përmes help 24, e-mail ose me shkrim Pa komision
Debllokim i kartelës me kërkesë të klientit përmes help 24, e-mail ose me shkrim 200,00 mkd 
Zmadhimi i liimitit kreditor 300,00 mkd
Konfigurimi i PIN-it Pa komision
Ndryshimi i PIN-it në sportel 50,00 mkd
Shuma e limitit kreditor Bazuar në politikat kreditore

Pyetje

PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA

Si mund të aplikoni për kartelë kreditore?

Duhet të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje  ku do duhet të vlerësohet aftësia juaj kreditore dhe ku do mundeni të tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ose për aplikim onlajn.

Dokumentacioni i nevojshëm?

  • Aplikacion për kartelë kreditore të plotësuar nga shfrytëzuesi dhe punëdhënësi
  • Ekstrakt nga llogaria për tre muajtë e fundit
  • Kopje të letërnjoftimit
  • Debitim direkt
  • Për institucione private në mënyrë plotësuese duhet edhe: formulari М1/М2 i vërtetuar nga punëdhënësi

Si mund të paguani borxhin nga kartela kreditore (automatikisht) ?

Nëse jeni pranues i rrogës përmes Halkbank AD mund të nënshkruani debitim direkt me të cilin automatikisht çdo muaj do ju merren mjete nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit të kartelës kreditore me çka edhe kurseni në kohë.

Sa zgjat procedura për dhënien e kartelës së re?

Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës zgjat 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë. 

Si mund të siguroj faturë për kartelën kreditore përmes e-mailit?

Duhet vetëm që ti njoftoni kolegët në degë/ekspoziturë për e-mail adresën në të cilën dëshironi të pranoni faturat që të përditësohet e dhëna dhe të dorëzohet faturë çdo muaj deri te adresa e dhënë.

Vlefshmëria e kartelës?

Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie. 

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.