KARAKTERISTIKAT

Me kartelën debitore Visa Electron keni kontakt të vazhdueshëm me mjetet Tuaja, në mënyrë të sigurtë dhe qasje deri te to 24/7.

Shfrytëzim të mjeteve që i keni në dispozicion në lloogarinë Tuaj transakcionale si dhe minusin e aprovuar të lejuar në llogari. Është dedikuar për pagesa pa para të gatshme në rrjetin tregtar dhe tërheqje të parave të gatshme (kesh) nga banka ose bankomati.

Kartela është ndërkombëtare, mbështet pagesa në internet pa provizion për transakcione në internet faqe vendore dhe të huaja dhe për të njejtat pranoni njoftim me е-mail për çdo transakcion të realizuar.

Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code).

Mundeni menjëherë të aplikoni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje përmes plotësimit të aplikacionit ose përmes aplikacionit onlajn.

Shfrytëzimi i kartelës është pa provizion për pagesë në rrjetin tregtar dhe pa provizion për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) nga bankomatët e Halkbank AD Skopje.

Për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) nga bankomati dhe për kryerjen e transakcionit në terminalin POS, domosdoshmërisht duhet të përdorni PIN-kodin që e fusni gjatë tërheqjes së kartelës.

Pin-kodin në kartelën Tuaj debitore VISA Electron mund ta ndryshoni vetë në bankomatet e Halkbank AD Skopje.

Mund të aplikoni për Visa Electron në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ose onlajn përmes Aplikacionit tonë.

Që të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS info Ju lusim të plotësoni dhe dërgoni aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje ose na dërgoni përmes e-mailit në:  help24@halkbank.mk

Përparësitë

  • Pagesa pa para të gatshme të thjeshtëzuar dhe fleksibile në rrjetin tregtar.
  • Shfrytëzimi i të gjithë bankomatëve me logon  Visa, Pagesa në internet.
  • Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code)
  • Apliko
  • Mundësi për blerje me zbritje te partnerë të caktuar të Halkbank AD Skopje.

Nëse nuk jeni shfrytëzues i kartelës debitore Visa Electron mundeni menjëherë të aplikoni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje përmes plotësimit të aplikacionit.

Nëse do dëshironit të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS porosisë, Ju lusim të plotësoni dhe dërgoni Aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje.

Provizionet

Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në bankomatët e Halkbank AD Skopje Pa kompenzim
Raport i llogarisë nga bankomati i Halkbank AD Skopje Pa kompenzim
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) nga bankomatët e bankave të tjera 2% min. 120,00 mkd
Kompenzim për përpunimin e kartelës themelore 100,00 mkd
Kompenzim për përpunimin e kartelës plotësuese 100,00 mkd
Ridhënia para skadimit të afatit (kartelë e dëmtuar/humbur) 300,00 mkd
Kompenzim për përpunim urgjent të kartelës 600,00 mkd
Interes aktiv për tejkalim, interes sanksionues për tejkalim mbi saldon e lejuar në llogari, interes pasiv Në përputhje me vendimet për normat e interesit
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) nga sportelet e bankave të tjera 2% min. 120,00 mkd.
Bllokimi i kartelës me kërkesë të klientit përmes Help24, email ose me shkrim 200,00 mkd
Debllokim i kartelës 100,00 mkd
Kompenzim për reklamacion të pabazuar 600,00 mkd
Ndryshim i PIN-it në sportel 50,00 mkd

PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA

Ku qëndron dallimi mes kartelës debitore dhe asaj kreditore? 

Kartela debitore është e lidhur me llogarinë tuaj transakcionale. Mundëson shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme në llogarinë transakcionale dhe të mjeteve nga minusi i lejuar. Gjithashtu kartela mund të shfrytëzohet edhe për pagesa në internet.

Kartela kreditore është çip revolving kartelë ndërkombëtare dedikuar për pagesa në vende shitëse, tërheqjen e parave të gatshme (kesh) nga bankomatët në vend dhe jashtë vendit dhe përdoret për pagesa në internet. Revolving kartela kreditore në thelb është kredi e miratuar që automatikisht ripërtrihet dhe të cilin Banka e aprovon në emër të aplikuesit të kartelës kreditore.

Për shumën e shfrytëzuar, limiti i disponueshëm kreditor zvogëlohet, kurse pas pagesës së shumës së shfrytëzuar, e njejta shumë është përsëri në dispozicion për shfrytëzim nga ana e shfrytëzuesit të kartelës kreditore.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për kartelë debitore?  

Plotësoni aplikacionin për kartelë debitore dhe kopje të letërnjoftimit.

Si mund të aplikohet për kartelë debitore?

Me plotësimin e aplikacionit në degën më të afërt ose përmes aplikacionit onlajn për të cilën më vonë do të kontaktoheni nga personi përgjegjës i Halkbank Ad Skopje.

Sa zgjat procedura e dhënies së kartelës?

Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës zgjat 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë. 

Çka do të thotë minusi i lejuar dhe si mund të fitohet?

Minusi i lejuar paraqet limit kreditor në llogarinë transakcionale që dispononi për të shpenzuar. Që të aplikoni për minusin e lejuar, duhet që ta vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje, ku do të realizohet kontrolli i aftësisë Suaj kreditore dhe do të mund ta tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Vlefshmëria e kartelës?

Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.