Ofertë zyrtare 27.03.2020

Shyerje e pagesës së detyrimeve kreditore për të gjithë personat fizikë – klientë të HALKBANK SHA Shkup për 6 muaj

Duke u nisur nga fakti se nuk ka individ apo familje që nuk është prekur nga kriza e shkaktuar për shkak të pandemisë nga virusi COVID – 19 dhe duke u bazuar nga principi ynë themelor “TË RËNDËSISHËM JANË NJERËZIT”,  HALKBANK AD Skopje ju ofron klientëve të saj – persona fizikë që kanë detyrime kreditore në Bankë me klasifikim А, B dhe V të rregullta më datë 29.02.2020.

Oferta vlen për të gjithë klientët – persona fizikë të Bankës që nuk kanë detyrime jofunksionale dhe e njëjta përfshin:

  • Prolongim (vazhdim) të pagesës së të gjitha detyrimeve kreditore (kredi, kartela kreditore dhe limite të lejuara në llogarinë transaksionale) për periudhë 6 mujore dhe vazhdim të afatit të maturimit përfundimtar për 6 muaj të tjerë shtesë;

Sqarime:

  • Klientët që kanë detyrime kreditore në Bankë me klasifikim А, B dhe V të rregullta më datë 29.02.2020, janë klientët që mbi çdo bazë nuk kanë detyrime të papaguara kreditore për më gjatë se 90 ditë nga data 29.02.2020.
  • Kontaktoni Bankën vetëm nëse dëshironi të vazhdoni pagesën sipas dinamikës paraprakisht të kontraktuar dhe nuk dëshironi prolongim, respektivisht nuk e pranoni ofertën;
  • Nëse klienti nuk e kontakton Bankën për 10 ditët e ardhshme që të deklarojë me përgjigje negative për këtë ofertë, e njëjta konsiderohet se është pranuar dhe fiton prolongim të detyrimeve pa nënshkrim të anekseve dhe pa pasur nevojë për ardhje në Bankë.
  • Nëse klienti ka më shumë detyrime kreditore, (nëse shfrytëzon më shumë produkte kreditore) i njëjti e përfiton të drejtën e prolongimit të kësteve/interesave për secilin produkt.
  • Interesi i rregullt që do të përllogaritet për periudhën e prolonguar do të maturohet në fund të grejs periudhës dhe e njëjta do të rregullohet me marrëveshje
  • Debitimet direkte për shlyerjen e detyrimeve kreditore do të çaktivizohen dhe nuk do të bëjnë rezervimin e fondeve në llogarinë transaksionale, përveç për klientët që do ta njoftojnë Bankën se nuk do ta pranojnë këtë ofertë
  • Për prolongimin e detyrimeve, respektivisht për pranimin e kësaj oferte të Halkbank, klienti duhet ta njoftojë edhe punëdhënësin e tij me qëllim që i njëjti të mos veprojë në emër të ndalesave administrative.
  • Kjo masë e Halkbank vlen deri më 30.09.2020 dhe me kërkesë brenda këtij afati, klienti mund ta ndryshojë vendimin e tij paraprak për pranimin/mospranimin e ofertës dhe në mënyrë plotësuese të deklarohet për atë nëse dëshiron të përfshihet në shfrytëzimin e masave ose madje të dalë nga të njëjtat dhe të kthehet në pagesat e rregullta.
  • I njëjti vendim do të zbatohet edhe për pensionistët me arsyetim se edhe pse pensionet do të paguhen pa ndërprerje, janë në mënyrë indirekte të prekur përmes anëtarëve të familjeve të tyre. Anëtarët e familjeve të ndihmojnë n njoftimin e Bankës në rast se pensionistët-anëtarë të familjeve të tyre dëshirojnë të vazhdojnë me pagesë të rregullt dhe nëse nuk kanë mundësi që këtë ta bëjnë personalisht;
  • Nëse si klient i Bankës dëshironi të vazhdoni me shlyerjen e detyrimeve tuaja kreditore pa ndërprerje dhe ndryshime, duhet që të na njoftoni më së voni deri më 05.04.2020, duke na dërguar porosi me e-mail ose duke u lajmëruar në degën amë të bankës (kontaktet e degëve të bankës janë të dhëna në vazhdim).

Mënyra e identifikimit

Në emailin tuaj ose në telefonatën për refuzimin e ofertës, duhet të ofroni dy informacione nga gjithsej 4

  • Data e lindjes, për shembull 31.12.2002
  • 4 numrat e fundit të partisë kreditore në Halkbank, për shembull 0249000000165
  • 4 numrat e fundit të llogarisë transaksionale, për shembull 270700000479000
  • Pseudo numrin e plotë të kartelës debitore, shembull për pseudo numrin:

E-mail adresat e degëve të bankës për dorëzimin e kërkesës:

Dega Posta elektronike telefoni fiks degë nëpunësi për kredi       celular
Dega Aerodrom BranchAerodromSkopje@halkbank.mk 02/3285-333
02/3285-335
071/264-738
072/251-691
Dega Korporative 1 CorporateBranch@halkbank.mk 02/3250-934 072/229-187
Dega Korporative 2 CorporateBranch2@halkbank.mk 02/3285-646 070/407-971
Dega Autokomandë BranchAvtokomanda@halkbank.mk 02/3285-180 071/240-533
Dega Manastir BranchBitola@halkbank.mk 02/3285-207 071/359-881
Dega Bunjakovec branchbunjakovec@halkbank.mk 02/3285-603 070/361-694
Dega Butel BranchButel@halkbank.mk 02/3285-613 071/304-851
Dega Veles BranchVeles@halkbank.mk 02/3285-433 072/321-064
Dega Vizbeg BranchVizbegovo@halkbank.mk 02/3285-276 071/359-891
Dega Gjevgjeli BranchGevgelija@halkbank.mk 02/3285-324 072/321-540
Dega Gostivar BranchGostivar@halkbank.mk 02/3285-286 072/214-363
Dega Dibër BranchDebar@halkbank.mk 02-3285-481 070/385-494
Dega Draçevë BranchDracevo@halkbank.mk 02/3250-491 072/806-041
Dega Gjorçe Petrov BranchGjorcePetrovSkopje@halkbank.mk 02/3285-424 071/286-791
Dega Zhelezniëka BranchZeleznickaSkopje@halkbank.mk 02/3285-314 070/270-849
Dega Ilinden BranchIlinden@halkbank.mk 02/3285-365 070/285-084
Dega Kavadarci BranchKavadarci@halkbank.mk 02/3285-473 070/349-721
Dega Kisella Vodë BranchKiselaVodaSkopje@halkbank.mk 02/3285-382 072/321-166
Dega Kërçovë BranchKichevo@halkbank.mk 02/3285-465 072/302-177
Dega Koçani BranchKocani@halkbank.mk 02/3285-446 072/231-839
Dega Kumanovë BranchKumanovo@halkbank.mk 02/3285-243 071/316-226
Dega Leptokari BranchLeptokarijaSkopje@halkbank.mk 02/3285-344 070/219-123
Dega Negotinë BranchNegotino@halkbank.mk 02/3285-404 071/318-851
Dega Ohër BranchOhrid@halkbank.mk 02/3285-305 072/302-106
Dega Sheshi BranchSquareSkopje@halkbank.mk 02/3285-411 070/393-313
Dega Prilep BranchPrilep@halkbank.mk 02/3285-256 072/212-364
Dega Radovish BranchRadovis@halkbank.mk 02/3285-634 072/279-904
Dega Resnjë BranchResen@halkbank.mk 02/3285-633 072/321-511
Dega Saraj BranchSaraj@halkbank.mk 02/3285-653 070/219-340
Dega Sveti Nikole BranchSvetiNikole@halkbank.mk 02/3285-374 071/223-517
Dega Çarshia e Vjetër e Shkupit BranchStaraTurskaCharsijaSkopje@halkbank.mk 02/3285-298 070/354-680
Dega Strugë BranchStruga@halkbank.mk 02/3285-394 071/411-903
Dega Strumicë BranchStrumica@halkbank.mk 02/3285-232 072/800-679
Dega Tetovë 1 BranchTetovo@halkbank.mk 02/3285-227 072/212-423
070/266-569
Dega Tetovë 2 BranchTetovo2@halkbank.mk 02/3285-624 071/298-781
Dega Qendër BranchSobranieSkopje@halkbank.mk 02/3285-218 071/408-298
Dega Çair BranchChairSkopje@halkbank.mk 02/3285-264 071/286-792
Dega Çento BranchChento@halkbank.mk 02/3285-357 071/361-898
Dega Shtip BranchStip@halkbank.mk 02/3285-349 078/230-719
Dega Qendrore MainBranch@halkbank.mk 02/3285-589 072/212-362
071/288-594


Për të gjitha pyetjet e tjera në lidhje me ofertën, jemi në dispozicionin tuaj që t’ju përgjigjemi përmes kontakteve të shënuara më lartë.

Masat janë në përputhje me Dekretin e Qeverisë të miratuar në seancën e 28-të të Qeverisë të datës 25.03.2020 dhe me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi metodologjinë për menaxhimin e rrezikut kreditor të miratuar nga ana e BPRMV-së të datës 20.03.2020.

HALKBANK

Të rëndësishëm janë njerëzit - kurse për ta, më i rëndësishëm është shëndeti!

#QëndroNëShtëpi #RriMeShëndet #BëhuIndërgjegjshëm

Periudha dhe metoda e llogaritjes

Periudha dhe metoda e llogaritjes së interesit

  • Periudha e vazhdimit të pagesës:  nga 6 muaj, duke filluar prej marsit deri në gusht, respektivisht për detyrimet e përllogaritura në preiudhën prej 01.03.2020 deri në 31.08.2020
    • Gjatë kohës së periudhës së vazhduar të pagesës, klienti ka të drejtë në pagesë të pavarur në partinë kreditore, në çdo kohë. Fondet e paguara do të regjistrohen si paradhënie dhe nëse klienti nuk ka detyrime të maturuara, por të pashlyera, e tërë paradhënia mund të përdoret për zvogëlimin e principalit të kredisë më 31.08.2020 ose për shlyerjen e anuiteteve të ardhshme për shumën e akumuluar e që do të maturojnë më 30.09.2020
  • Përllogaritja e interesit gjatë grejs periudhës:
    • Për kredi -  Për tërë kohëzgjatjen e grejs periudhës, Banka do të përllogarit interes sipas normës së interesit të parashikuar në Kontratën për kredi. Pas skadimit të grejs periudhës prej 6 (gjashtë) muaj, interesi i përllogaritur në grejs periudhë do të kapitalizohet (shtohet) në bilancin e kredisë dhe do të shpërndahet njëlloj në pagesat e anuiteteve në përputhje me planin e ri të amortizimit. Banka nuk do të përllogarit interes mbi interesin e kapitalizuar. Nëse klienti dëshiron, pagesën e interesit të kapitalizuar mund ta bëjë përnjëherë, pa e kapitalizuar interesin
    • Për kartelë kreditore – Banka do të përllogarit interes të rregullt për pagesën e vonuar (vazhduar) për 6 muaj dhe e njëjta do të maturohet më 31.08.2020 në formën e detyrimit për pagesë të njëfishtë. Detyrimi i parë me shumë minimale për pagesë të principalit të limitit të shfrytëzuar të kartelës kreditore do të përllogaritet gjatë muajit shtator 2020. Klienti në çdo kohë mund të bëjë pagesa të limitit të shfrytëzuar në kartelën kreditore dhe ta shfrytëzojë bilancin në dispozicion të limitit të kartelës kreditore.
    • Për limit të aprovuar – Banka do të përllogarit interes të rregullt për pagesë të vonuar (vazhduar) për 6 muaj dhe e njëjta do të maturohet më 31.08.2020 në formën e detyrimit për pagesë të njëfishtë.

Pyetje

Pyetje

Çka është pagesa e shtyrë (prolonguar)?

Periudha e pagesës së shtyrë është periudha e kohës së kredisë, kur huamarrësi nuk është i obliguar të kryejë pagesën e anuitetit. Kjo është një periudhë e pritjes para se huamarrësi të fillojë me shlyerjen e pagesave fikse mujore

Servisimi i shtyrë i anuiteteve paraqet një masë e cila për herë të parë po implementohet në sektorin bankar të Maqedonisë. Servisimi i vazhduar nuk është risi në praktikat botërore të bankave, madje edhe për shtetet ballkanike të cilët në kushte të caktuara e kanë zbatuar këtë masë me qëllim të mbështetjes së shtetit në situata të jashtëzakonshme. Kurse, gjatë kohës së Kovid19, numër i madh bankash në rajon dhe më gjerë e kanë lejuar shtyrjen e pagesave deri në 3 muaj.

Pagesa e shtyrë (prolonguar) e anuiteteve të qytetarëve dhe kompanive përmes vendimit afarist të bankës në rastin tonë bëhet për 6 muaj. Kjo është një periudhë për të cilën qytetarët dhe kompanitë kanë nevojë për likuiditet që banka do të sigurojë me një shtyrje paralele të periudhës së pagesave prej 6 muajsh, në mënyrë që anuiteti mujor i fondeve të përdorura të mbetet përafërsisht i njëjtë dhe të mos jetë një barrë serioze në të ardhmen.

Pagesa e shtyrë do të thotë një periudhë në të cilën interesi është përllogaritur në kushtet aktuale, dhe nuk ka praktikë tjetër për bankat në sektorin real përveç nëse nuk subvencionohet nga një palë e tretë.

Masa e shtyrjes është e dedikuar për ata persona që për fat të keq përballen me të hyra të shkurtuara ose të zvogëluara në kohë krize dhe që nuk janë në gjendje t'i shlyejnë detyrimet e tyre ndaj bankës normalisht.

Klientët që kanë aftësi të kryejnë detyrimet e tyre, natyrisht, duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë dhe të refuzojnë ofertën me masat e ofruara.


Dallimi mes periudhës grejs dhe pagesës së shtyrë?

Periudha grejs është një periudhë ku përllogaritet interes i cili servisohet në bazë mujore për dallim nga pagesa e shtyrë ku klienti nuk ka të dala mujore ndaj bankës.

Periudha grejs është periudha ku nuk ka zhvendosje të maturimit përfundimtar të kredisë dhe në masë të madhe ndikon mbi lartësinë e anuitetit, kurse te pagesa e shtyrë shtohen muaj të caktuar për në të ardhmen, jashtë maturimit përfundimtar me qëllim që barra e subjektit të jetë e tolerueshme dhe në korniza të kapaciteteve të tij.


A mundet një sqarim rreth interesit për atë periudhë grejs prej 6 muajsh. Sepse anuiteti mujor tashmë është përbërë nga principali dhe interesi mbi të cilën shumë do të përllogaritet interes shtesë për këtë periudhë 6 mujore, a do të thotë kjo se të gjithë do të kemi rritje në pjesën e mbetur për pagesë.

Për gjithë kohëzgjatjen e periudhës grejs, Banka do të llogarisë interesin me normën e interesit të parashikuar në Kontratën e Kredisë, d.m.th nuk do të ketë interes shtesë, vetëm interes të rregullt. Pas skadimit të periudhës grejs 6-mujore, interesi i përllogaritur në periudhën grejs do të shpërndahet (shtohet) në bilancin e kredisë dhe do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për anuitetet sipas planit të ri të amortizimit. Po, kjo do të thotë që do të ketë një rritje të vogël të anuiteteve për pjesën e mbetur të pagesës, por në të njëjtën kohë periudha e pagesës së kredisë do të zgjatet, duke lejuar që rritja e anuiteteve të jetë minimale.


Bilanci i kredisë është 600.000,00 MKD me normë interesi prej 6% interes mujor dhe me 84 muaj të mbetur për shlyrje?

Shuma e interesit që do të përllogaritet për muaj është 3.000,00 MKD i qartë edhe në planin tuaj të amortizimit, shuma totale për 6 muaj do të jetë 18.000,00 MKD, shumë e cila do të shpërndahet për periudhën e mbetur prej 84 muajve, respektivisht plus 215 MKD në muaj. Nuk do të paguani anuitet mujor në shumë prej 8.765,00 MKD ose për 6 muaj 52.590,00 MKD, prandaj për periudhat e ardhshme do të paguani shumë më të lartë të anuitet për 215 MKD.


A vlen për të gjitha produktet?

Nëse klienti ka më tepër detyrime kreditore, (nëse shfrytëzon më tepër produkte kreditore) i njëjti e fiton të drejtën e shtyrjes së kësteve/interesit për secilin produkt;


Prej kur fillon zbatimi i masës? Me cilat obligime fillon dhe me cilat përfundon?

Shtyrja e masave fillon me përllogaritjen e anuiteteve prej 01.03.2020 dhe zgjat deri më 31.08.2020. Do të thotë se me shfrytëzimin e këtyre masave e fitoni të drejtën e shtyrjes së pagesës së anuitetit të parë prej 31.03.2020 dhe të fundit më 31.08.2020. Anuiteti tjetër i rradhës pas servisimit të shtyrë obligohet më 30.09.2020;


Vallë edhe kreditë e tërhequra në mars dhe muajt e ardhshëm do të shtyhen?

Kreditë e tërhequra në muajin mars 2020, nuk janë të përfshirë në ofertë, duke marrë parasysh kriteret e rekomanduara nga autoritetet kompetente. Por, Banka për kohë të shkurtër do të ofrojë masa të reja edhe për këto kredi (për persona fizikë që do të kenë nevojë për lehtësira), për të cilat do t’ju njoftojmë në mënyrë shtesë.


A do të shtyhen edhe debitimet direkte (urdhërpagesat e përhershme)? Çka me ndalesat administrative?

Debitimi direkt do të mbetet aktiv, por për shkak të pagesës së shtyrë nuk do të keni borxh të maturuar për të cilin debitimi direkt do të transferonte fonde në partinë kreditore. Kjo me qëllim që të mos çaktivizohet debitimi direkt, për të aktivizimin e të cilit do të duhet të parashtroni përsëri kërkesë. Nëse kredia juaj shlyhet përmes ndalesës administrative, Ju lutemi të njoftoni punëdhënësin tuaj se gjatë kohës së periudhës grejs, të njëjtën duhet ta lë në pritje. Banka do të përpiqet që për një kohë të shkurtër t’i njoftojë kompanitë dhe institucionet e mëdha për klientët që do ta shfrytëzojnë masën por jo para afatit përfundimtar për pranim, respektivisht refuzimit të ofertës të datës 05.04.2020 me qëllim që të kemi numër përfundimtar të klientëve dhe identifikimin e tyre.


A vlen kjo edhe për pensionistët ?

Oferta është e vlefshme për të gjithë klientët që janë klasifikuar në kategorinë e rrezikut A, B ose V dhe nuk kanë statusin e kërkesave të dyshimta dhe të kontestuara (jofunksionale), pra në punën e tyre të mëparshme me Bankën nuk kanë vonuar për më shumë se 90 ditë në shlyerjen e detyrimeve. Përfshirë pensionistët, duke filluar nga fakti se të gjithë janë ose mund të preken drejtpërdrejt ose indirekt. Kjo është theksuar edhe në njoftim dhe ne përmes degëve tona do të bëjmë një përpjekje për t’i kontaktuar drejtpërdrejt të gjithë pensionistët në mënyrë që t'u shpjegojmë dhe llogaritim nga afër duke pasur parasysh kanalet e kufizuara të komunikimit dhe të sigurohemi që të gjithë e kuptojnë mirë masën.


Shembuj

Shembuj për kredi konsumatore në denarë 

Shembull 1:

Bilanci i kredisë 600.000
Numri i mbetur i kësteve në muaj 84
Norma e interesit 6%
Shuma e anuitetit 8.765
Shuma e anuitetit të ri 8.979
Gjithsej shuma e cila nuk do të paguhet në 6 muajt e ardhshëm 52.591
Interesi për periudhën e shtyrë 17.796
Dallimi në anuitet pas skadimit të periudhës së shtyrë 214
Pagesa gjatë periudhës së shtyrë për 6 muaj 0


Shembull 2:

Bilanci i kredisë 300.000
Numri i mbetur i kësteve në muaj 60
Norma e interesit 6%
Shuma e anuitetit 5.800
Shuma e anuitetit të ri 5.950
Gjithsej shuma e cila nuk do të paguhet në 6 muajt e ardhshëm 34.799
Interesi për periudhën e shtyrë 9.000
Dallimi në anuitet pas skadimit të periudhës së shtyrë 150
Pagesa gjatë periudhës së shtyrë për 6 muaj 0


Shembull 3:

Bilanci i kredisë 250.000
Numri i mbetur i kësteve në muaj 36
Norma e interesit 6%
Shuma e anuitetit 7.605
Shuma e anuitetit të ri 7.814
Gjithsej shuma e cila nuk do të paguhet në 6 muajt e ardhshëm 45.633
Interesi për periudhën e shtyrë 7.488
Dallimi në anuitet pas skadimit të periudhës së shtyrë 208
Pagesa gjatë periudhës së shtyrë për 6 muaj 0


Shembuj për kredi banimi / hipotekare në EUR 

Shembull 1:

Bilanci i kredisë 40.000
Numri i mbetur i kësteve në muaj 300
Norma e interesit 4,5%
Shuma e anuitetit 222,33
Shuma e anuitetit të ri 225,33
Gjithsej shuma e cila nuk do të paguhet në 6 muajt e ardhshëm 1.334
Interesi për periudhën e shtyrë 900
Dallimi në anuitet pas skadimit të periudhës së shtyrë 3
Pagesa gjatë periudhës së shtyrë për 6 muaj 0


Shembull 2:

Bilanci i kredisë 20.000
Numri i mbetur i kësteve në muaj 240
Norma e interesit 4,5%
Shuma e anuitetit 126,53
Shuma e anuitetit të ri 128,40
Gjithsej shuma e cila nuk do të paguhet në 6 muajt e ardhshëm 759,18
Interesi për periudhën e shtyrë 448,8
Dallimi në anuitet pas skadimit të periudhës së shtyrë 1,87
Pagesa gjatë periudhës së shtyrë për 6 muaj 0


Shembull 3:

Bilanci i kredisë 15.000
Numri i mbetur i kësteve në muaj 180
Norma e interesit 4,5%
Shuma e anuitetit 114,75
Shuma e anuitetit të ri 116,62
Gjithsej shuma e cila nuk do të paguhet në 6 muajt e ardhshëm 688,49
Interesi për periudhën e shtyrë 338,4
Dallimi në anuitet pas skadimit të periudhës së shtyrë 1,88
Pagesa gjatë periudhës së shtyrë për 6 muaj 0


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.