Karakteristikat

Karakteristikat

Dëshironi të kurseni por llogarisni se nuk keni kursim të mjaftueshëm fillestar, dëshironi depozitim mujor ose sipas dinamikës që Juve Ju përshtatet?

Halkbank AD Skopje Ju ofron produkt me të cilin do të siguroni ardhmëri të lumtur për Ju dhe familjen Tuaj.

Depozita e hapur për persona fizikë ofron mundësi për pagesa të shumëfishta gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës për afatizim. Është ideale për ata që kursejnë çdo ditë, aq sa dëshirojnë dhe kur të dëshirojnë.

Kurseni në mënyrën më të thjeshtë dhe më të rehatshme - hapni debitim direkt në shumë të cilën në muaj mund ta ndani anash, kurse Banka automatikisht do të bëjë bartjen e mjeteve në llogarinë Tuaj të kursimit.

Ndryshimet e depozitës në çdo kohë mund ti përcillni nëpërmjet bankingut elektronik.

Nëse edhe më tej nuk keni llogari transakcionale, vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje dhe bëhuni pjesë e familjes tonë.

Për informacione shtesë na kontaktoni në:

Email adresa: deposits@halkbank.mk

Përparësitë

Përparësitë

  • Shuma minimale e depozitimit :gjatë hapjes së depozitës është 3.000 MKD respektivisht 50 EUR
  • Arkëtimi i interesit : pas skadimit të afatizimit
  • Afati i depozitës: 12 muaj
  • Metoda e përllogaritjes së interesit : metoda komforme
  • Mbi depozitën mund të kryhen pagesa të pakufizuara shtesë para skadimit të datës së maturimit;
  • Mundësi për aktivizimin e debitimit direkt për investime shtesë mbi depozitën
  • Në rast të prishjes së parakohshme të depozitës, Banka përllogarit interes sipas kqyrjes në pajtim me vendimin e Bankës mbi normat e interesit
  • Pa mundësi për arkëtime të pjesërishme të depozitës para skadimit të datës së maturimit;

Normat e interesit

Normat e interesit

MKD   Normat vjetore të interesit
12 muaj   1,10 %

EUR   Normat vjetore të interesit
12 muaj 0,50 %
Link për kalkulatorin


Pyetjet më shpesh të parashtruara

Pyetjet më shpesh të parashtruara

Çfarë dokumente janë të nevojshme për hapjen e depozitës së afatizuar?

Dokumenti i nevojshëm për hapjen e depozitës së afatizuar është dokumenti për identifikim (letërnjoftimi ose pasaporta)

A mund të tërhjek mjete nga depozita?

Tërheqje të pjesërishme nga depozita nuk është e mundur.

Çfarë shume në emër të interesit do të përfitoj për depozitën e afatizuar?

link për kalkulator

A mund të shtoj mjete shtesë mbi depozitën e afatizuar?

Investime shtesë mbi depozitën e afatizuar janë të lejuara

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.