Përgjithësuar

Përgjithësuar

HALKBANK si bartës i Qarkullimit Pagesor ka zhvilluar sistem të shpejtë, efikas dhe kualitativ për realizimin e qarkullimit pagesor, si njëra ndër funksionet kryesore në punët bankare, me çka klientëve të saj ju ofron shërbim në pajtim me kërkesat e tyre.

Pagesat tuaja mund ti realizoni në çdo degë në Republikën e Maqedonisë.

Nëse dëshironi të kurseni kohë dhe para, realizoni pagesat tuaja nëpërmjet e-banking-ut.

Paguani faturat e komunaljeve pa provizion në degë apo nëpërmjet e-banking-ut ose mundeni të nënshkruani Debitim direkt dhe Banka do ti paguaj faturat tuaja çdo muaj.

Nëse edhe më tej nuk keni llogari transakcionale, vizitoni degën më të afërt të Halkbank dhe bëhuni anëtar i familjes tonë.

Për më shumë informacione vizitoni degën tonë më të afërt ose na kontaktoni nëpërmjet

e-mail-it: platenpromet@halkbank.mk 

Përparësitë

Përparësitë

  • Kurseni para dhe kohë dhe paguani nëpërmjet e-banking-ut në çdo kohë dhe nga kudo
  • Të gjithë pagesat mund ti kryeni nëpërmjet e-banking-ut
  • Paguani në Halkbank me provizione dhe kompenzime të volitshme
  • Halkbank ju ofron grumbullim të sigurt dhe shumë profesional të parave të gatshme nga hapësirat tuaja afariste

Tariff

Plani Terminues

PLANI TERMINAL (KOHOR)

për pranimin e instrumenteve të pagesës

Pranimi i instrumenteve të pagesës në formë letre me datë aktuale përmes sporteleve të bankës
  e hënë-e premte* e shtunë
KIBS nga 08:30 deri në 14:00 /
MIPS (me përjashtim të PP53) nga 08:30 deri në 16:00 /
MIPS PP53 nga 08:30 deri në 15:30 /
Kliring intern nga 08:30 deri në 16:15 09:00 - 12:30
Transaksione në para (pagesa dhe arkëtime) nga 08:30 deri në 16:15 09:00 - 12:30
Ekspozitura Ramstore dhe Retail Point Park, pas skadimit të planit terminal për pranimin e transaksioneve të pagesave (pa para dhe me para) me datë aktuale dhe të dielën i pranojnë urdhërpagesat me datën e ardhshme të ditës së punës deri në ora 21:45
* me përjashtim të ditëve të shpallura si ditë jopune


Pranimi i instrumenteve të pagesës me datë aktuale përmes sistemit për banking elektronik
  e hënë-e premte* e shtunë
KIBS nga 08:30 deri në 14:20 /
MIPS (me përjashtim të PP53) nga 08:30 deri në 16:20 /
MIPS PP53 nga 08:30 deri në 15:30 /
Kliring intern nga 08:30 deri në 17:00 09:00 - 13:00
* me përjashtim të ditëve të shpallura si ditë jopune


VINI RE:

  • Klientët janë të obliguar të respektojnë planin terminal për pranimin e instrumenteve të pagesës.
  • Instrumentet e pagesës të dorëzuara përmes sistemit për banking elektronik me datë aktuale, që nuk janë realizuar në përputhje me planin e parashikuar terminal, do të anulohen pas përfundimit të planit terminal.
  • Instrumentet e pagesës të dorëzuara në bankë përmes sistemit për banking elektronik, me mënyrën KIBS ose MIPS, shtunën ose gjatë ditëve kur nuk punojnë sistemet e pagesës për nivelizimin e transaksioneve ndërmjet bankave, do të realizohen ditën e parë punuese të rradhës.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.