Karakteristikat

Karakteristikat

Pagesa të shpejta, të thjeshta dhe të lehta me orën tuaj Garmin!

GarminPay është krijuar për njerëz që janë gjithmonë në lëvizje.


Çka është Garmin Pay?

Garmin Pay është opsion i ri dhe një zgjidhje bashkëkohore për pagesa pa kontakt.

Pavarësisht nëse dëshironi të paguani faturën e ujit tuaj pas një vrapimi në mëngjes, kafe me miqtë tuaj ose pazarit për të gjithë familjen, nuk keni më nevojë për një portofol, sepse me Garmin Pay ju paguani shpejt, lehtë, pa prekje, thjesht duke afruar orën tuaj inteligjente Garmin pranë pajisjes për pagesë.

Përmes aplikacionit Garmin Connect mund t' digjitalizoni të gjitha kartat tuaja Mastercard të lëshuara nga Halkbank AD Skopje dhe të aktivizoni Garmin Pay.

Digjitalizimi i suksesshëm i kartave ju mundëson të bëni pagesa të shpejta dhe të thjeshta, duke përdorur vetëm orën tuaj Garmin.

Përdoruesi i kartës së pagesës e shkarkon aplikacionin celular Garmin Connect nga „GooglePlay Store“ në pajisjen celulare me sistem operativ „Android“ ose nga ‘’App Store’’ për pajisje celulare me sistem operativ iOS.

Aplikacioni

Aplikacioni

Përmes aplikacionit Garmin Connect mund t'i digjitalizoni kartat tuaja të debitit dhe/ose kreditit Mastercard (Mastercard Debit Contactless, Mastercard Contactless, Mastercard World ) të lëshuara nga Halkbank AD Skopje dhe të aktivizoni Garmin Pay.

Digjitalizimi i suksesshëm i kartave ju mundëson të bëni pagesa të shpejta dhe të thjeshta, duke përdorur vetëm orën tuaj Garmin.

Shkarkimi i aplikacionit

Për ta regjistruar me sukses kartën tuaj të debitit dhe/ose kreditit në aplikacionin Garmin Connect, së pari duhet ta shkarkoni aplikacionin celular Garmin Connect nga „GooglePlay Store“ për pajisje celulare me sistem operativ „Android“ ose nga ‘’App Store’’ për pajisje celulare me sistem operativ iOS.

  1. 1. Instaloni aplikacionin në pajisjen tuaj celulare

  2. 2. Zgjidhni shtetin tuaj dhe të dhënat e nevojshme për rajonin

  3. 3. Shkruani të dhënat tuaja për kartën e pagesës (Mastercard Debit Contactless, Mastercard Contactless, Mastercard World)

    *Nëse karta juaj është subjekt i digjitalizimit, aplikacioni do t'ju kërkojë të bini dakord me rregullat dhe kushtet ekzistuese të përdorimit.

    T&C GarminPay.

    Ndiqni hapat e aplikimit duke shtuar të dhënat e kartës suaj dhe duke zgjedhur kodin PIN që do të përdorni për të paguar me Garmin Pay.

    Konfirmoni regjistrimin e kartës me një fjalëkalim për një përdorim të dërguar te ju me SMS dhe prisni që ajo të aktivizohet.

  4. 4. Pasi që të aktivizohet karta e digjitalizuar, ajo do të mund të shihet në portofolin tuaj digjital në orën Garmin.

    Ju mund ta menaxhoni me lehtësi portofolin tuaj digjital ose të menaxhoni në mënyrë dinamike të gjitha kartat tuaja të regjistruara në portofol, duke zgjedhur nëse do t'i aktivizoni ose çaktivizoni ato.

  5. 5. Mund të hyni shpejt në portofolin digjital të orës suaj inteligjente duke shtypur butonin kryesor anësor ose duke shtypur ikonën në ekran.

    Herën e parë që hyni në portofolin digjital në orën tuaj, do t'ju kërkohet një fjalëkalim për një përdorim me 4 shifra i futur gjatë instalimit.

    * Futja e fjalëkalimit kërkohet çdo herë që përdorni orën e pagesës pasi ta keni hequr nga dora ose një herë brenda 24 orëve, ndërsa ajo është në dorën tuaj.

Pagesa me Garmin Pay

Pagesa me Garmin Pay

Me orën tuaj Garmin pagesa mund të bëni në secilin terminal POS që mbështet pagesa pa kontakt.

E shpejtë dhe e lehtë për përdorim.

Shkruani fjalëkalimin tuaj, zgjidhni kartelën me të cilën dëshironi të bëni pagesa dhe pastaj mbanë orën tuaj afër terminalit POS për pagesë.

*Nëse e keni futur tashmë fjalëkalimin, mund të paguani menjëherë me kartën e fundit që keni përdorur. Nëse dëshironi të ndryshoni kartën e pagesës, mund të zgjidhni një të re duke shtypur butonin ose duke tërhequr ekranin.

Pyetje

Pyetje

Çka është Garmin Pay?

Garmin Pay është një opsion i ri për pagesa pa kontakt. Me Garmin Pay paguani shpejt, lehtë dhe rehatshëm vetëm duke afruar orën tuaj inteligjente Garmin pranë pajisjes për pagesë.


Çka nevojitet për të bërë pagesë me Garmin Pay?

  1. 1. Të posedoni orë inteligjente Garmin me funksionin Garmin Pay

  2. 2. Të përdorni kartë debiti ose krediti (Mastercard Debit Contactless, Mastercard Contactless, Mastercard World) të lëshuar nga Halkbank AD Skopje

  3. 3. Të regjistroni kartën tuaj bankare në aplikacionin Garmin Connect .


Si të merrni më shumë informacion për orët Garmin dhe Garmin Pay ?

Më shumë informacion rreth specifikimeve teknike mund të gjeni përmes aplikacionit Garmin Connect, Garmin Pay dhe orët Garmin mund t'i kontrolloni që më parë në www.garmin.com, www.garmin.mk .

 

Ku mund ta përdorni Garmin Pay?

Në secilin terminal POS që mbështet pagesa pa kontakt mund të bëni pagesa me orën tuaj inteligjente Garmin

 

A janë të mbrojtura të dhënat e mia të kartës së pagesës ?

Garmin e merr seriozisht sigurinë e informacionit tuaj të pagesës. Kjo është arsyeja pse Garmin Pay ju mbron duke përdorur tokenë, numra zëvendësues në vend të numrave realë të kartave dhe kodeve të transaksioneve sa herë që blini. Numri dhe të dhënat e kartës suaj janë të sigurta dhe mund të paguani me plot besim.

Informohu për

Trego
Nevojën tënde!

Informohu për

KURSIM PËR FËMIJË

Kurse
për fëmijët tuaj

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.