Kushtet për kredi
- Shuma: deri 150.000 EUR
- Afati maksimal: deri 240 muaj
- Norma e interesit me pagë/pension në Halkbank AD:
- 5,50 pp + normë të ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor për 1 vit
- 6,00 pp + normë të ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor për periudhën e mbetur (SVT 6,18%)
- Norma e interesit pa pagë në Halkbank AD:
- 6,50 pp + normë të ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor për 1 vit
- 7,00 pp + normë të ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor për periudhën e mbetur (SVT 7,39%)
- Komisioni për shqyrtimin e kredisë me pagë në Halkbank AD: 1% të shumës së kredisë
* Promocion: 0,5% Komisioni për shqyrtimin e kredisë deri më 15.12.2019
- Komisioni për shqyrtimin e kredisë pa pagë në Halkbank AD: 2% të shumës së kredisë.
* Promocion: 1,00% Komisioni për shqyrtimin e kredisë deri më 15.12.2019
- Komisioni për shlyerje të parakohshme të kredisë:
Për shlyerje të parakohshme të kredisë Banka përllogarit dhe faturon kompenzim të njëfishtë prej 3% të vlerës së shumës së paguar të parakohshme, nëse pagesa bëhet me anë të rifinancimit me kredi nga banka të tjera, respektivisht 0% nëse pagesa kryhet nga mjetet vetanake. Për çdo pagesë të parakohshme, përdoruesi i kredisë është i obliguar që ta njoftojë Bankën 7 (shtatë) ditë para datës së pagesës.
Kompenzimi paguhet nëse Përdoruesi i kredisë ka të nënshkruar kontratë për hipotekë të prioritetit të ardhshëm, për kohëzgjatjen e Kontratës për kredi.
Përdoruesi i kredisë është i obliguar të kryejë pagesën e këtij kompenzimi, menjëherë pas pranimit të përllogaritjes nga ana e Bankës.
Personat përgjegjës të Bankës për likuidimin e kredisë janë të obliguar që një ditë pas pranimit të mjeteve nga pagesa e parakohshme të kryejnë kontroll të patundshmërive përmes Kadastrit të RM-së me fletë të re të pronësisë.
- Shpenzimet për kredinë: 350,00 MKD (kompenzimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesa të refuzuara dhe anuluara), 150,00 MKD aplikacion për kredi, fletëkambial, shpenzime noteri sipas tarifës së noterit si dhe shpenzime për vlerësim në përputhje me tarifën e Bankës.
- Aftësia kreditore: deri 1/2 nga të ardhurat mujore me mundësi për bashkëhuamarrës varësisht nga të ardhurat e përgjithshme mujore.
- Sigurimi/Kolaterali: Hipotekë të patundshmërive në vlerë deri në 1:1,3 të shumës së kredisë, kambial dhe deklaratë kambiali, me mundësi për bashkëhuamarrës.
* 6,18 % SVT për shumë të kredisë prej 50.000 eur, për pranues të pagës/pensionit, normë të ndryshueshme interesi prej 5,50 pp + euribori 6 mujor për 1 vit dhe 6,00 pp + euribori 6 mujor për periudhën e mbetur, afati i kthimit 95 muaj, shpenzimi për aplikacion prej 150 MKD dhe shpenzimi për kontroll në BKM 350 MKD
** Në shkallën e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme (SVT), ndikojnë afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve për kredinë që janë të përfshira në përllogaritjen e SVT-së dhe norma e kontraktuar e interesit.