INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Informacione

Halkbank AD Skopje ofron kredi për persona fizikë që janë në marrëdhënie të rregullt të punës. Kredinë mund ta shfrytëzoni si kredi afatgjate pa dedikim por njëashtu këtë lloj të kredisë mund ta shfrytëzoni për likuidimin e tërë ekspozimit kreditor të ndonjë personi tjetër të familjes tuaj. Për informacione më të detajuara mbi kredinë hipotekare drejtohuni në degën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

PËRPARËSITË

Përparësitë

Kredinë që e ofron Halkbank AD Skopje është me normë të volitshme të interesit, normë të ulët të shpenzimeve të përgjithshme të kredisë si dhe lehtësime të shumta sa i përket kolateralit/sigurimit.

KUSHTET PËR KREDI

Kushtet për kredi

  • Shuma: deri 300.000 EUR
  • Afati maksimal: deri 300 muaj
  • Norma e interesit me pagë/pension në Halkbank:
    • 3,5% normë fikse interesi për 3 muajt e parë,
    • 5,5 pp + normë e ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor për periudhën e mbetur (SVT 5,85%)
  • Komisioni për përpunimin e kredisë: 1% nga shuma e kredisë, avans i njëfishtë.
  • Polisë të detyrueshme nga aksidenti nga Halk Osiguruvanje AD Skopje 
    • 1000 mkd për çdo vit për tërë periudhën e afatit të kthimit të kredisë
    • (Klienti nënshkruan Kontratë për sigurim disavjeçar me kompaninë e sigurimeve. Shuma e sigurimit është definuar në polisë)
  • Kompensimi për shlyerje të parakohshme të kredisë:

    Për shlyerjen e parakohshme të kredisë, Banka llogarit dhe arkëton një tarifë të njëhershme në shumën prej 3% të vlerës së shumës së parapaguar, nëse ripagimi bëhet duke rifinancuar me një kredi nga një bankë tjetër, respektivisht 0% nëse ripagimi është bërë nga fondet vetanake.

    Për çdo shlyerje të parakohshme, përdoruesi është i detyruar të njoftojë Bankën 7 (shtatë) ditë para datës së pagesës.

    Kompensimi paguhet nëse Përdoruesi i kredisë ka themeluar një marrëveshje hipotekare të përparësisë tjetër, për kohëzgjatjen e Marrëveshjes së kredisë.

    Përdoruesi është i detyruar të paguajë këtë kompensim menjëherë pasi të marrë llogaritjen nga Banka.

    Personat kompetent të Bankës për likuidimin e kredisë janë të detyruar të kontrollojnë pasuritë e paluajtshme përmes Kadastrës së Republikës së Maqedonisë me certifikatën e pronësisë më të fundit ditën pas marrjes së fondeve nga shlyerja e parakohshme. 
  • Shpenzimet e kredisë: 350 MKD (kompensimi do të paguhet para arkëtimit të kredisë dhe nuk paguhet për kërkesa të refuzuara dhe të anuluara), 150 mkd aplikacion për kredi, fletkambial, shpenzime noteri sipas tarifës së noterit si dhe shpenzime vlerësimi në përputhje me tarifën e Bankës.
  • Aftësia kreditore: deri në 1/2 nga të ardhurat e përgjithshme mujore me mundësi për bashkëhuamarrës në varësi të të ardhurave të përgjithshme mujore.
  • Kolaterali/Sigurimi: Hipotekë në paluajtshmëri në vlerë deri në 1:1,3 të shumës së kredisë, kambial dhe deklaratë kambiali, me mundësi për bashkëhuamarrës.

* 5,85% SVT për shumë kredie prej 50.000 eur, normë fikse interesi prej 3,5% për 3 muajt e parë, e ndryshueshme prej 5.5 pp + euribori 6 mujor për periudhën e mbetur, afati i kthimit 95 muaj, shpenzim aplikimi prej 150 MKD, shpenzim kontrolli në BKM prej 350 MKD dhe shpenzim për polisën e sigurimit prej 1000 MKD.

** Mbi lartësinë e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme (SVT), ndikon afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë përfshirë në llogaritjen e SVT-së, shkalla e normës së kontraktuar të interesit dhe shuma e pakos së polisës së sigurimit.


PYETJET

Pyetjet

A KA MUNDËSI PËR BASHKËHUAMARRËS TE KREDIA HIPOTEKARE?

Ka mundësi të përfshihet bashkëhuamarrësi i cili duhet të jetë në marrëdhënie të rregullt të punës në administratë publike, shoqëri aksionare dhe institucione financiare si dhe në ndërmarrje private me bonitet të mirë e cila është e pranueshme për Halkbank AD Skopje.

NËSE NUK KAM PRONË NË EMRIN TIM SI DO MUND TË MARR KREDI HIPOTEKARE?

Të nderuar, nëse nuk keni pronë në emrin tuaj atëherë mund të lihet nën hipotekë pronë tjetër me fletëpëlqim paraprak të vërtetuar në noter nga poseduesi i pronës.


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.