Informacione

Informacione

Halkbank SHA Shkup për herë të parë ofron kredi konsumatore pa dedikim me paket policë sigurimi për të gjithë klientët. Paket polica e sigurimit mundëson mbrojtjen e pronës Tuaj nga pasojat e aksidenteve, siguri të pagesës dhe mbrojtjen e tërë familjes.

Paket polica e sigurimit të destinuara për sigurimin e kredisë konsumatore, kredisë hipotekare dhe të krediës banimi nga Halkbank SHA Shkup është një e tërë, dhe përmban mbulimin e mëposhtëm dhe rreziqet e mbuluara:

  • Humbje mundësi për kthimit të kredisë- vdekje për çfarëdo arsye, vdekje aksidentale
  • Sigurimi i aksidenteve - paaftësi e përhershme mbi 30%

Halkbank SHA Shkup është një agjent i licencuar për shitjen e policave të sigurimeve nga Halk Insurance SHA Shkup.

Përparësitë

Përparësitë

Për kët lloj të klientëve Halkbank AD Skopje ofron normë fikse të interesit për 2 vitet e para me afat të shlyerjes deri 120 muaj, PA shpenzime të aprovimit dhe PA shpenzime për likuidim të parakohshëm të kredisë. Ky lloj i kredisë mund të shfrytëzohet për nevojat tuaja aktuale dhe poashtu edhe për rifinancimin e kredive ekzistuese nga banka të tjera.

Kushtet për kredi

Kushtet për kredi

  • Shuma: deri në 1.500.000 MKD
  • Afati maksimal: deri në 120 muaj 
  • Aftësia kreditore: në përputhje me të ardhurat mujore
  • Interesi: 5,00% normë fikse interesi për dy vitet e para, për periudhën e mbetur 7,75% normë variabile e interesit (norma referente për llogaritjen e normës ligjore sanksionuese që në momentin e nënshkrimit të kontratës është 2,25 % з, e rritur për 5,5 pp (SVT 6,9%) *polisa nuk përfshihet në llogaritjen e SVT-së
  • Komisioni për përpunimin e kredisë: 0%
  • Komisioni për likudim të parakohshëm: 0%
  • Shpenzimet e kredisë:
    • 350 mkd  - kontroll në Byronë kreditore  (kompenzimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesa të refuzuara dhe të anuluara),
    • 150 mkd – aplikacion për kredi
    • Shpenzimi për paket policën e sigurimit të dhënë nga Halk Insurance (shuma e shpenzimit të paket policës varet nga tarifa e Halk Insurance dhe parametrat individualë të shfrytëzuesit të kredisë)

* 6,9% SVT për shumë kredie prej 600.000 MKD, normë të ndryshueshme interesi prej 7,75%, afat shlyerje prej 120 muajve, shpenzim aplikimi prej 150 MKD dhe shpenzim kontrolli në BKM prej 350 MKD

** Në shkallën e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme (SVT), ndikon afati i kthimit të kryerjes, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë të përfshira në llogaritjen e SVT-së , shkalla e normës së kontraktuar të interesit dhe shuma e polisës për sigurim.

*** Në shembullin e pasqyruar për SVT prej 6,9 %, polisa e sigurimit jetësor nuk përfshihet në llogaritje.

Pyetjet

Pyetjet

Sa është shuma e polisës?

Shuma e shpenzimit të polisës së sigurimit varet nga tarifa e Halk Insurance. Polica paguhet çdo vit për kohëzgjatjen e kredisë.

Deri në çfarë moshe mund të aplikohet për kredi me sigurim jetësor?

Mosha për të aplikuar për kredi me sigurim jetësor është jo më të moshuar se 65 vjet.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.