Informacione të përgjithshme

Informacione të përgjithshme

Halkbank AD Skopje ofron produkte të ndryshme për pensionistët që e marrin ose do ta transferojnë pensionin e tyre në Halkbank AD Skopje. Gjithçka që duhet të bëni është të vizitoni degën më të afërt të Halkbank AD Skopje me kartën tuaj të identitetit dhe me një fletëpagesë të pensionit të fundit dhe të parashtroni aplikacion për kredi. Ajo që është e volitshme duke shfrytëzuar mundësinë për marrjen e pensionit në llogarinë transaksionale në Halkbank AD Skopje dhe hapjen e debitimit direkt, shlyerja e detyrimeve të kredisë është pa kompensim dhe kryhet përmes transfertës së mjeteve në partinë kreditore, me çrast mundësohet kursim në kohë dhe pa pasur nevojë për vizitë në ndonjë degë të bankës.

Polisa e sigurimit e dhënë nga Kroacia Osiguruvanje - Zhivot AD Skopje mundëson mbrojtjen e pronës suaj nga pasojat e fatkeqësive, siguri në shlyerje dhe mbrojtjen e tërë familjes suaj.

Halkbank AD Skopje është përfaqësues i licencuar për shitjen e polisave për sigurim jete nga Kroacia Osiguruvanje - Zhivot AD Skopje.

Përparësitë

Përparësitë

Për këta klientë Halkbank AD Skopje ofron norma tërheqëse të interesit dhe shumë të kredisë deri në 600.000 mkd. Kredia konsumatore me sigurim jete nga Halkbank AD Skopje dedikuar për pensionistë është me afat të kthimit prej 120 muajve dhe normë të volitshme interesi prej 5,5%, normë fikse interesi për dy vitet e para.

Kushtet e kredisë

Kushtet e kredisë

  • Shuma: до 600.000 MKD
  • Afati maksimal: deri 120 muaj
  • Aftësia kreditore: 1/3 nga të ardhurat mujore.
  • Norma e interesit: 5,5% normë fikse interesi për 2 vitet e para, për periudhën e mbetur normë variabile interesi: 5,5 pikë procentuale + normë referente për llogaritjen e normës së interesit sanksionues ligjor e cila në çastin e nënshkrimit të kontratës është 2,25 % (7,75% normë nominale vjetore) (SVT 7,54 %)***
  • Komisioni për përpunimin e kredisë: 0% njëfish, gjatë aprovimit
  • Komisioni për likuidim të parakohshëm: 0%
  • Shpenzimet e kredisë:
    • 350 MKD (kompensimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesa të refuzuara dhe të anuluara),
    • 150 mkd aplikacion për kredi
    • Kambial.
  • Vitet e moshës dhe afati i kredisë të mos tejkalojnë 75 vite.

* 7,54% SVT për shumën e kredisë deri në 600.000 MKD, normë fikse interesi prej 5,5% për dy vitet e para, për periudhën e mbetur normë të ndryshueshme interesi prej 7,75%, afati i kthimit prej 120 muaj, shpenzimi për aplikacion prej 150 MKD и shpenzimi për kontroll në BKM prej 350 MKD

** Në lartësinë e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme (SVT), ndikon afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë të përfshira në përllogaritjen e SVT-së dhe lartësia e normës së kontraktuar të interesit.

*** Në shembullin e dhënë për SVT prej 7,54% polisa e sigurimit të jetës nuk është përfshirë në përllogaritje.

Pyetjet

Pyetjet më shpesh të parashtruara

A duhet të pranohet/transferohet pensioni në Bankën tuaj?

Të nderuar, nëse jeni pensionist dhe dëshironi të shfrytëzoni kredi nga banka jonë, pensioni duhet të pranohet/transferohet në Halkbank AD Skopje.

A kam nevojë për garantues për të marrë kredi?

Të nderuar, nevoja për garantues varet nga shuma për të cilën aplikoni, garantuesi duhet të jetë në marrëdhënie të rregullt pune në administratën publike, shoqëri aksionare dhe institucione financiare si dhe në ndërmarrje private me bonitet të mirë, që është e pranueshme Halkbank AD Skopje.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.