Informacione të përgjithshme

Informacione të përgjithshme

Halkbank AD Skopje ofron produkte të ndryshme për pensionistët që e marrin ose do ta transferojnë pensionin e tyre në Halkbank AD Skopje. Gjithçka që duhet të bëni është të vizitoni degën më të afërt të Halkbank AD Skopje me kartën tuaj të identitetit dhe me një fletëpagesë të pensionit të fundit dhe të parashtroni aplikacion për kredi. Ajo që është e volitshme duke shfrytëzuar mundësinë për marrjen e pensionit në llogarinë transaksionale në Halkbank AD Skopje dhe hapjen e debitimit direkt, shlyerja e detyrimeve të kredisë është pa kompensim dhe kryhet përmes transfertës së mjeteve në partinë kreditore, me çrast mundësohet kursim në kohë dhe pa pasur nevojë për vizitë në ndonjë degë të bankës.

Përparësitë

Përparësitë

Për këta klientë Halkbank AD Skopje ofron norma tërheqëse të interesit dhe shumë të kredisë deri në 600.000 mkd. Kredia konsumatore me sigurim jete nga Halkbank AD Skopje dedikuar për pensionistë është me afat të kthimit prej 84 muajve dhe normë të volitshme interesi prej 7,45% (norma referente për llogaritjen e normës sanskionuese ligjore që në këtë çast është 2,25% + 5,20 pikë procentuale).

Kushtet e kredisë

Kushtet e kredisë

  • Shuma: deri 600.000 MKD
  • Afati maksimal: deri 84 muaj
  • Aftësia kreditore: 1/3 nga të ardhurat e përgjithshme mujore.
  • Norma e interesit: 7,45% normë variabile interesi (norma referente për llogaritjen e normës së interesit sanksionues ligjor që në çastin e nënshkrimit të kontratës është 2,25 % e rritur për 5,2 pp) (SVT 7,85 %).
  • Komisioni për përpunimin e kredisë: 2.000,00 mkd kompensim i njëfishtë me rastin e aprovimit
  • Komisioni për likuidim të parakohshëm: 0%
  • Shpenzimet e kredisë:
    • 350 MKD (kompensimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesa të refuzuara dhe të anuluara),
    • 150 mkd aplikacion për kredi
    • Kambial.
  • Vitet e moshës dhe afati i kredisë të mos tejkalojnë 75 години.

* 7,85% SVT për shumën e kredisë prej 600.000 MKD, normë të ndryshueshme interesi prej 7,45%, afati i kthimit prej 84 muajve, shpenzimi për aplikacion prej 150MKD dhe shpenzimi për kontroll në BKM prej350 MKD

** Në lartësinë e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme (SVT), ndikon afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë të përfshira në përllogaritjen e SVT-së dhe lartësia e normës së kontraktuar të interesit.

Pyetjet

Pyetjet më shpesh të parashtruara

A duhet të pranohet/transferohet pensioni në Bankën tuaj?

Të nderuar, nëse jeni pensionist dhe dëshironi të shfrytëzoni kredi nga banka jonë, pensioni duhet të pranohet/transferohet në Halkbank AD Skopje.

A kam nevojë për garantues për të marrë kredi?

Të nderuar, nevoja për garantues varet nga shuma për të cilën aplikoni, garantuesi duhet të jetë në marrëdhënie të rregullt pune në administratën publike, shoqëri aksionare dhe institucione financiare si dhe në ndërmarrje private me bonitet të mirë, që është e pranueshme Halkbank AD Skopje.

Copyright 2014 HALKBANK AD Skopje. All rights reserved.