22.12.2014

Halkbank AD Skopje e implementoi sistemin SAP

Kemi nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju informojmë edhe për një inovacion të implementuar nga ana jonë.

Pikërisht, bëhet fjalë për mundësinë që ofrojmë për lidhje të drejtpërdrejtë të ERP sistemit Tuaj me Bankën, i cili i ofron këto përparësi:

  1. Automatizim të plotë të pagesave në kohë reale në denarë ose në valutë të huaj, pa pasur nevojë për kontakt me Bankën për të kontrolluar vallë transakcioni Juaj është realizuar apo keni ndonjë të ardhur në llogarinë Tuaj.

  2. Eliminim të faktorit – rreziku njerëzor, të gjithë autorizimet e pagesave dhe kontrollet kryhen vetëm njëherë në ERP sistemin Tuaj, gjithçka tjetër është transparente për Ju.

  3. Redukton shpenzimet për procesuim, si dhe nevojën për të ardhur në Bankë për të realizuar transakcione ose plotësimin manual të fletëpagesave në internet sistemin bankar. 

  4. I mundëson klientit tërësisht të automatizojë sistemin e tij personal të kontabilitetit.

  5. Solucioni është bazuar në çertifikata digjitale dhe masa të kontrollit të cilat e garantojnë sigurinë në komunikim dhe implementimin e enkripcionit të sigurt të të dhënave.

Kemi nderin dhe kënaqësinë e veçantë të realizojmë prezentimin e shërbimit për Shërbimet tuaja profesionale dhe personat kompetent. Prezentimi do të jetë i përkrahur nga ana e Sektorit për marketing dhe Drejtorisë për ISTP të HALKBANK AD Skopje.

 

Në pritje të përgjigjes pozitive.

Sinqerisht e Juaja,
HALKBANK AD Skopje

HALKBANK AD Skopje
Ju falemnderit !

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.