30.05.2014
Ekstrakte për Kartelat Kreditore
Të nderuar,
Ju informojmë se nga ky muaj dërgimi i ekstrakteve mujore për kartelat kreditore do të jetë në dispozicion nëpërmjet Degëve të Halkbank AD Skopje dhe nëpërmjet e-mail-it, në vend të praktikës së deritanishme të dërgimit me postë.
Ju lutemi të vizitoni degën amë dhe plotësoni formularin për dërgimin e ekstraktit mujor për kartelat kreditore nëpërmjet e-mail-it. Formularin mund ta gjeni edhe në këtë link.
Në të kundërtën, ekstraktin mujor do mund ta tërhiqni drejtpërdrejt nga Degët e Halkbank AD Skopje.
Me respekt,
HALKBANK AD Skopje