08.02.2014

HALKBANK ËSHTË SPONSORI GJENERAL I RI I FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË MAQEDONISË 

Në konferencën për shtyp që u mbajt në hotelin „Metropol“ në Ohër, menjëherë pas kuvendit vjetor të Federatës së basketbollit të Maqedonisë (FBM), u shpall se sponsor i ri gjeneral i reprezentacionit të basketbollit të Maqedonisë është HALKBANK AD Skopje.

HALKBANK do të sigurojë përkrahjen e saj ekipit nacional të basketbollit për dy vitet e ardhshme. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të stimulohet zhvillimi i basketbollit maqedonas për paraqitje sa më të suksesshme në vend dhe jashtë vendit. Nëpërmjet sponsorimit pritet të sigurohen kushte më të mira për punë për reprezentuesit e basketbollit maqedonas, me çka do të arrihen edhe rezultate më të mira.

Me këtë rast Drejtori kryesor egzekutiv z. Nexhdet Pallakçi e shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e arritur dhe deklaroi:

„ Sot, Reprezentacioni i Basketbollit të Maqedonisë përfitoi partner të ri besnik dhe të sinqertë, i cili do ta përkrahë në të gjitha momentet dhe ndeshjet e saj. Jemi të gëzuar që nëpërmjet kësaj përkrahje do të bëhemi pjesë e sukseseve të tyrë dhe posaçërisht jemi krenar që prej tash e tutje, emri ynë do të jetë prezent në fanellat e reprezentuesve tanë “.

Kryetari i FBM-së, z. Daniel Dimevski, në konferencën për shtyp tha:

„ Në veçanti e vlerësojmë këtë kur kompani serioze dhe e suksesshme, në këtë rast më e suksesshmja në Maqedoni, mund ta prezantojmë si pjesë e ekipit të basketbollit, të familjes së basketbollit. Përkrahja nga HALKBANK është vetëm argument se edhe ne lëvizim në drejtimin e duhur, të cilën në të ardhmën do ta vazhdojmë të ecim sëbashku me hapa të shpejtë përpara. Besoj se ky është fillim i një bashkëpunimi të gjatë, partneritet dhe para së gjithash miqësi, të cilën jam i sigurt se vazhdimisht do ta avancojmë dhe e cila do të sjell shumë momente të reja të suksesit dhe gëzimit të përbashkët. “.

Pas konferencës për shtyp z. Pallakçi iu dhurua edhe një dhuratë simbolike – fanellë me numrin 10 në shenjë falemnderimi për bashkëpunimin me FBM.

Drejtoria për marrëdhënie me publikun
HALKBANK AD Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.