06.05.2014

DEGË E RE E HALKBANK NË QENDËR TË KOÇANIT 

Me hapjen e degës së 30-të me rradhë, në qendër të Koçanit HALKBANK AD Skopje bën edhe një hap përpara në komunikimin me klientët e saj egzistues dhe potencial. Kjo paraqet edhe një përpjekje të suksesshme, të këtij institucioni me renome që me sukses ti ofrojë produktet dhe shërbimet e saj dhe të përgjigjet nevojave të ekonomisë së vendit, njëherit duke u bërë edhe më të arritshëm për qytetarët e komunës së Koçanit.

Në hapjen solemne paraqitje të tij kishte drejtori kryesor egzekutiv i Bankës, z. Nexhdet Pallakçi. Ai shprehu kënaqësinë e tij nga zgjerimi i rrjetit të degëve nëpër Maqedoni dhe premtoi që kjo degë do të kontribuojë në zhvillimin e regjionit të Koçanit. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe z. Ratko Dimitrovski – Prefekt i Komunës së Koçanit, i cili i uroi mirëseardhje të ngrohtë HALKBANK AD Skopje në Koçani, si dhe klientë afaristë të rëndësishëm të Bankës.

Në degën e re do të jenë në dispozicion të gjithë produktet dhe shërbimet e HALKBANK AD Skopje: kursimet, qarkullimi pagesor në vend dhe jashtë, bankingu elektronik, kreditimi i personave fizik dhe juridik, transfertë të shpejtë të parave nëpërmjet Western Union, lëshimi i kartelave pagesore VISA, MasterCard, Maestro dhe Pay Pass etj.

Në tregun e Maqedonisë HALKBANK AD Skopje egziston që nga viti 1993, pandërprerë duke ofruar përkrahje ekonomike dhe shoqërore, me meritë duke mbajtur epitetin – banka inovator në R. e Maqedonisë. Me qëllim që të afrohet sa më afër klientëve të saj dhe me sukses t’ju përgjigjet nevojave të tyre, HALKBANK inkorporoi qendrën personale operative për kartela, Bonus programin dhe shërbime të reja në fushën e kartelave kreditore, futi në përdorim modele të reja të POS terminaleve dhe zgjeroi rrjetin e bankomatëve. Ky trend i zgjerimit të HALKBANK AD Skopje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, vazhdimisht duke përmirësuar kualitetin e produkteve dhe shërbimeve, veçanërisht duke promovuar sistemin e bankingut elektronik, si një mjet bashkëkohor.

HALKBANK AD Skopje në dy vitet e fundit e rriti numrin e degëve nga 21 në 30 në gjithsejt 16 qytete të vendit. Në këtë mënyrë kontribuon për rritje të vazhdueshme dhe vende të reja të punës.

Drejtoria për marrëdhënie me publikun
HALKBANK AD Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.