29.04.2014

DEGË E RE E HALKBANK NË QENDËR TË VELESIT 

Në lokacion tërheqës në qendër të Velesit sot solemnisht u hap dega e 29-të me rradhë e HALKBANK AD Skopje në vend. Kjo paraqet edhe një hap të suksesshëm të këtij institucioni i cili po vazhdon të rrisë prezencën dhe aksesibilitetin e saj, me qëllim që vazhdimisht dhe me kualitet ti përgjigjet nevojave të përditshme bankare të qytetarëve dhe ekonomisë.

Nëpërmjet degës së re në Veles, banka mundësoi komunikim më të lehtë dhe më të thjeshtë me klientët e saj nga ky regjion si dhe mundësi për shërbim kualitativ të klientëve të ri dhe atyre potencial.

Në solemnitetin me rastin e hapjes së degës së re para të pranishmëve fjalën e mori drejtori kryesor egzekutiv i Bankës z. Nexhdet Pallakçi. Ai përsëri e shprehu kënaqësinë e tij nga zgjerimi i rrjetit të degëve nëpër Maqedoni dhe premtoi se ky trend i rritjes dhe zgjerimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në ngjarje mori pjesë edhe z. Sllavko Çadiev – Prefekt i Komunës së Velesit, si dhe klientë të rëndësishëm afarist të Bankës.

Në degën e re do të jenë në dispozicion të gjithë produktet dhe shërbimet e HALKBANK AD Skopje: kursimet, qarkullimi pagesor në vend dhe jashtë, bankingu elektronik, kreditimi i personave fizik dhe juridik, transfertë të shpejtë të parave nëpërmjet Western Union, lëshimi i kartelave pagesore VISA, MasterCard, Maestro dhe Pay Pass etj. 

Në tregun e Maqedonisë HALKBANK AD Skopje u bë e njohur për nga ofrimi i përkrahjes së vazhdueshme ekonomike dhe shoqërore, kurse njëkohësisht edhe për nga inkorporimi i produkteve dhe solucioneve inovative. Me hapjen e qendrës personale operative për kartela, Bonus programi dhe shërbimet e reja në fushën e kartelave kreditore, me prezentimin e modeleve të reja të POS terminaleve dhe përforcimin dhe zgjerimin e rrjetit të bankomatëve, HALKBANK edhe më shumë po ju afrohet klientëve të saj me shërbime kualitative dhe efikase. Në këtë drejtim Banka do të vazhdojë edhe në të ardhmen me hapjen e degëve të reja dhe me avancimin e shërbimeve në kuadër të internet bankingut.

HALKBANK AD Skopje në dy vitet e fundit e rriti numrin e degëve nga 21 në 30 në gjithsejt 16 qytete të vendit. Në këtë mënyrë kontribuon për rritje të vazhdueshme dhe vende të reja të punës.

Drejtoria për marrëdhënie me publikun
HALKBANK AD Skopje 

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.