26.11.2015

Dega e renovuar e Halkbank në Gjevgjeli

Në 18 nëntor në ora 13 në Gjevgjeli u mbajt hapja solemne e degës së renovuar të Halkbank AD Skopje.

Në këtë hapje ishin prezent këshilltari kryesor për marrëdhënie tregtare në Ambasadën e R. Së Turqisë në Shkup, z. Bunjamin Kutllu, kryetari i Këshillit të Komunës së Gjevgjelisë, z. Dragi Haxhi Nikolov, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe klientë të rëndësishëm të Halkbank.

Hapja filloi me prezentimin solemn të Drejtorit Kryesor Ekzekutiv të Halkbank AD Skopje, z. Nexhdet Pallakçi, kurse pas tij edhe kryetari i Këshillit të Komunës së Gjevgjelisë, z. Dragi Haxhi Nikolov, të cilët iu drejtuan mysafirëve të pranishëm. Pas prerjes solemne të shiritit të kuq, të pranishmit u kënaqën në atmosferën e shkëlqyeshme e cila e lidh konceptin modern të punës me traditën dhe historinë.

Vetë pamja e degës është bashkim i tradicionales dhe modernes, të cilën e bën më të ndryshme nga degët e tjera të Halkbank AD Skopje. Dega në Gjevgjeli është e pajisur me teknologji më bashkëkohore me qëllim që të përcillen trendet në ofrimin e shërbimeve bankare. Nga ana tjetër me pamjen e jashtme të degës është mbajtur pjesë nga tradita, kurse në vetë degën është vendosur arkë me vlerë historike, e përpunuar në Vjenë, në shekullin e 19, e cila është dekor i vërtetë në hapësirën e degës.

Halkbank me renovimin dhe modernizimin e kësaj dege vazhdon të punojë në pajtim me strategjinë e saj, me kahje kah risitë dhe arritjet bashkëkohore të cilat implementohen në punën e degëve më veq ekzistuese.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.