08.07.2015

HALKBANK А.D. Skopje nënshkroi kontratë për financimin e tregtisë në shumë prej 10 milionë euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me qëllim për të siguruar përkrahje për eksportin maqedonas

Shkup, korrik 2015 – Halkbank A.D. Skopje nënshkroi kontratë në shumë prej 10 milionë euro me BERZH për Programin për lehtësimin e tregtisë (Trade Facilitation Programme - TFP) nëpërmjet përkrahjes së ndërrmarrjeve maqedonase të orientuara në eksport.

Qëllimi i këtij Programi është që nëpërmjet sigurimit të mjeteve financiare të nevojshme të thjeshtëzohen aranzhmanet eksportuese të kompanive maqedonase. Ky program karakterizohet me kushte shumë konkurruese, edhe atë në pjesën e çmimit, afatit dhe shumës minimale e cila mund të shfrytëzohet, përbëhet nga dy komponente – aprovim të kredive afatshkurtëra dhe lëshim të garancioneve në favor të bankave komerciale ndërkombëtare për mbulimin e rreziqeve politike dhe komerciale që mund të ndodhin gjatë kohës së realizimit të pagesave sa ju përket instrumenteve të përmendura financiare për përkrahjen e tregtisë. Përveç kësaj Halkbank A.D. Skopje do të ketë dobi nga proektet e shpërblyera për bashkëpunim teknik nga ana e BERZH-it në pjesën e financimit të tregtisë.

”Kjo është kontrata e pare e nënshkruar për aprovimin e huave afatshkurtëra për financimin e tregtisë së tregut maqedonas dhe njëherit është edhe një lloj rimbushje të mekanizmave ekzistues për garantimin e instrumentave për financimin e tregtisë, të cilat i ofrojmë nëpërmjet disa bankave lokale.

Jemi të lumtur që Halkbank do ti kanalizojë këto mjete drejt eksportuesve të Maqedonisë me çrast do të sigurojë përkrahje adekuate për rritjen e eksportit të produkteve të prodhuara nga ana e kompanive lokale. Ne e çmojmë shumë përkushtimin e Halkbank A.D.Skopje për përkrahjen e ekonomisë maqedonase dhe duke pasur faktin që kjo Bankë është njëra ndër Bankat më aktive në tregun maqedonas, dhe kjo për ne paraqet një lloj të partnerit natyror kur ka të bëjë me futjen e produkteve të reja në treg” tha Anka Joana Jonesku, Udhëheqëse e zyrës së BERZH-it në Shkup.

Bashkëpunimi në mes Halkbank dhe BERZH-it ekziston që nga viti 1997. Njëra nga kontratat më të rëndësishme të nënshkruara ndërmjet dy institucioneve është kontrata mbi linjën kreditore për financimin e proekteve nga fusha e efikasitetit energjetik dhe rritjes së konkurueshmërisë së kompanive të nënshkruar në vitin 2010 në shumë prej 6 milionë euro. Kjo linjë ishte shfrytëzuar në tërësi.

I promovuar në vitin 199, ky Program ka për qëllim avancimin e këmbimit të jashtëm tregtar në disa shtete ku BERZH investon, si dhe ndërmjet vetë këtyre shteteve. Nëpërmjet Programit, BERZH siguron garancione për bankat konfirmuese ndërkombëtare dhe kredi afatshkurtëra disa bankave dhe faktoring kompanive për kreditimin e eksportuesve lokal, importuesve dhe distributorëve. Në këtë Program momentalisht janë të përfshirë mbi 120 banka partnere në 25 shtete, në të cilat Banka investon, me limite që tejkalojnë 1,5 bilionë euro shumë totale, si dhe mbi 800 banka konfirmiruese në tërë botën.


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.