13.10.2015

Koncept  ri dhe bashkëkohor i punëve bankare – hapje solemne e degës së re Sheshi (Plloshtad) të HALKBANK në SHKUP

Më 9 tetor, e premte, në ora 14, Halkbank AD Skopje solemnisht e hapi degën e re Sheshi, në qendër të Shkupit.

Dega e re e Halkbank gjendet në rrugën „Maksim Gorki“, në sheshin Maqedonia në Shkup.

Në tregun e Maqedonisë HALKBANK AD Skopje u bë e njohur në saje të ofertimit të përkrahjes së vazhdueshme ekonomike dhe shoqërore, kurse njëkohësisht edhe në saje të inkorporimit të produkteve dhe solucioneve inovative. Në drejtim të inovacionit dhe përcjelljes së trendeve më bashkëkohore, Dega Sheshi paraqet koncept të ri të punëve bankare e cila ofron qasje të hapur nëpërmjet dizajnit të brendshëm inovativ me zona bashkëkohore dixhitale, duke ju mundësuar klientëve qasje personale deri te të gjithë shërbimet e Bankës.

Karakteristike për këtë degë është fokusi në lehtësimin e komunikimit me klientët dhe përgjigje të shpejtë të kërkesave të tyre duke përdorur teknologjinë më bashkëkohore.

Njëkohësisht, me hapjen zyrtare të kësaj dege, Halkbank inkorporon edhe platformë të re për e-bankong e cila do të sigurojë përvojë më të mirë, më kualitative dhe më të pasur në bankingun personal të klientëve.
Të gjithë funksionet dhe përparësitë e Bankingut të ri Elektronik në mënyrë të vazhdueshme do të paraqiten dhe shpjegohen nga ana e personelit në degën Sheshi.

Për ti shërbyer klientët në tërësi, bankomatët e vendosur në degë ofrojnë mundësinë e arkëtimeve dhe pagesave 24 orë, 7 ditë në javë.

Në këtë degë do të jenë në dispozicion edhe të gjithë produktet dhe shërbimet e Bankës (kursimet, qarkullimi pagesor në vend dhe jashtë,bankingu elektronik kreditimi i personave fizikë dhe juridikë, transfertë të shpejtë të parave nëpërmjet Western Union, lëshim të kartelave pagesore VISA, MasterCard, Maestro dhe PayPass etj.), do të prezantohen të gjithë risitë që vazhdimisht i fut në treg dhe para së gjithash, do të ndërtohen relacione më të afërta dhe më kualitative me klientët.

Drejtoria për marrëdhënie me publikun
Halkbank АD Skopje
Tel: +389 2 3250 926
e-mail: pr@halkbank.mk

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.