17.06.2015

HALKBANK JU DËSHIRON MIRË SE ARDHJE NË DEGËT E REJA   

Në lokacione të përshtatshme në Komunën e Kavadarcit dhe në Komunën e Çairit, solemnisht u hapën degët e reja të HALKBANK AD Skopje. Kjo paraqet edhe një hap të suksesshëm të Bankës, e cila po vazhdon të rrit qasjen dhe prezencën e saj, me qëllim që të përgjigjet në mënyrë kualitative dhe të vazhdueshme nevojave të përditshme bankare të qytetarëve dhe ekonomisë.

Nëpërmjet këtyre degëve Banka do mundësojë komunikim më të lehtë dhe më të thjeshtë me klientët e saj ekzistues, si dhe mundësi për të shërbyer në mënyrë kualitative klientë të ri potencial.

Në solemnitet me rastin e hapjes së degëve të reja të Bankës para të pranishmëve fjalën e mori Drejtori Kryesor Ekzekutiv z. Nexhdet Pallakçi. Ai premtoi se ky trend i rritjes dhe qasje më të mirë të Bankës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke nënvizuar planet për hapjen e degëve të reja në vend, por edhe zgjerimin dhe modernizimin e degëve ekzistuese.

Në hapjen zyrtare të degës së parë të Halkbank, më 16 qershor, prezent ishte dhe z. Aleksandar Panov – prefekt i komunës, i cili theksoi qëndrimin e tij pozitiv për arritjen e Halkbank në Kavadarci. Ceremonia ishte e ndarë edhe me shumë klientë të tjerë të çmuar afaristë të Bankës.

 

Një ditë më vonë, më 17 qershor, zyrtarisht u hap edhe Dega në Komunën e Çairit, e cila në fakt është verzion i modernizuar dhe i zgjeruar i degës ekzistuese në të njejtën komunë. Kjo hapje paraqet vetëm një pralajmërim për përkryerjen në punë dhe rritjen e kontaktit të drejtpërdrejtë me klientët të cilat Halkbank AD Skopje po i paralajmëron. 

Në këtë eveniment ishte prezent edhe ambasadori i R. së Turqisë në Maqedoni z. Omur Sholendil si dhe prefekti i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti.

Edhe në të dy degët e reja do të jenë në dispozicion të gjithë produktet dhe shërbimet e HALKBANK AD Skopje (kursime, qarkullim pagesor në vend dhe jashtë vendit, banking elektronik, kreditim të peronave fizikë dhe juridikë, transfer të shpejtë të parave nëpërmjet Western Union, lëshim në përdorim të kartelave pagesore VISA, MasterCard, Maestro dhe Pay Pass dhe etj..), do të prezantohen të gjithë risitë që Banka vazhdimisht i fut në treg, dhe para se gjithash, do të ndërtohen relacione të afërta dhe kualitative me të gjithë klientët e ri dhe ata ekzistues.

Drejtoria për marrëdhënie me publikun
HALKBANK А.D. Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.