27.03.2015

Halkbank e jep kontributin e saj për shpëtimin e planetit!

Në mënyrë të pashmangshme, aspekt shumë i rëndësishëm në afarizmin e Halkbank është vetëdija ekologjike për ruajtjen dhe përmirësimin e kushteve për jetë për secilin prej neve.

28.03.2015, e shtunë, Halkbank e shënon “Orën e planetit Tokë”. Ky aksion botëror ka për qëllim nëpërmjet çkyqjes simbolike të ndriçimit për periudhë prej një ore, të dërgojë porosi për shpëtimin e planetit.

Aksioni është përkrahur nga të gjithë 409 të punësuarit e Halkbank. Të shtunën, në ora 20:30 – sipas kohës lokale ndriçimin do ta çkyqin numër i madh i amvisërive dhe ndërmarrjeve në mbi 8.000 qytete në 162 shtete në tërë botën.
Ju ftojmë edhe Ju t’i bashkangjiteni aksionit dhe bashkarisht të krijojmë eko ardhmëri më të mirë dhe reputacion të eko – bankës së përgjegjshme.

E Juaja,
Halkbank AD Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.