04.09.2019

Halkbank e vazhdon partneritetin – edhe këtë vit e mbështet festivalin „Vëllezërit Manaki“

Edhe këtë vit, në edicionin jubilar të 40-të të Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike „Vëllezërit Manaki“, i cili do të mbahet nga 14 deri në 21 shtator në Manastir, partner do të jetë Halkbank, me çka po e vazhdon partneritetin ndërmjet këtij manifestimi kulmor të filmit dhe bankës, filluar që nga viti i kaluar.

Me realizimin e partneritetit me festivalin „Vëllezërit Manaki“, i cili ka traditë të gjatë dhe të pasur, e shprehim përcaktimin tonë për të qenë mbështetës të artit filmik dhe kulturës maqedonase në përgjithësi, si një ndër pjesët më thelbësore të çdo shoqërie. Për ne është nder i vërtetë të jemi partner i ndoshta ngjarjes kulturore më të njohur dhe më me renome në vendin tonë. Me karakterin e tij ndërkombëtar, festivali „Vëllezërit Manaki“ paraqet ngjarje të rrallë shoqërore e cila tërheq kërshëri të madhe te opinioni vendas dhe ai ndërkombëtar. Si bankë me përgjegjësi shoqërore, po e vazhdojmë praktikën tonë të mbështetjes së projekteve dhe ngjarjeve të ndryshme kulturore, arsimore dhe sportive në drejtim të promovimit të vlerave të vërteta, ndërsa njëra prej këtyre vlerave është edhe arti filmik.

Edicioni jubilar i 40-të i Festivalit ndërkombëtar, i cili këtë vit është me parullën „Tell the clouds“, do të festohet me program të pasur dhe sipas paralajmërimeve, përveç 14 seksioneve, do të ketë edhe një retrospektivë për publikun për filmat më të mirë maqedonas dhe ato evropianë.

Partneriteti në mes të festivalit „Vëllezërit Manaki“ dhe Halkbank do të kontribojë në afirmimin e dashurisë për filmin dhe për një promovim më të madh të industrisë së filmit në vend.


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.