06.02.2020

Halkbank në Kompleksin MIDA e hapi degën e dytë korporative VIP

Halkbank, si bankë e orientuar drejt klientëve e hapi degën e saj të dytë korporative VIP, në të cilën klientëve të mëdhenj ju mundësohet shërbim më cilësor, më i shpejtë, i personalizuar dhe i aksesueshëm në të gjitha segmentet e punëve bankare.

Dega e re, e cila tashmë ka filluar të ofrojë shërbimet e saj gjendet në Kompleksin MIDA në Shkup dhe në të, të gjitha kompanitë e mëdha, klientë të bankës, mund të përfitojnë banking të personalizuar korporativ, banking personal dhe shërbim të shpejtë.

Degën e parë korporative VIP, Banka e ka hapur që nga viti 2012, vetëm një vit pas fillimit me punë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nën markën Halkbank.

Për Halkbank, si kryesuese në ofertën e shërbimeve bankare të personalizuara dhe futjen në përdorim të teknologjive të reja, klientët e kënaqur janë objektivi kryesor dhe ky parim zbatohet në të gjitha aktivitetet për t’ju përgjigjur në mënyrë efikase kërkesave të tyre.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.