16.10.2019

HalkEco Aplikacioni Celular

Të nderuar klientë,

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se sot më 16.10.2019, Halkbank e ka vënë në përdorim aplikacionin celular - Halkeco i cili ka rëndësi të madhe sa i përket përgjegjësisë shoqërore të Bankës.

HalkEco është aplikacion që të mundëson të formosh shprehi të shëndosha dhe të kontribuosh në ruajtjen e mjedisit jetësor. Aplikacioni do të inkurajojë që të jesh fizikisht më aktiv, i ndërgegjshëm për ekologjinë dhe të motivosh komunitetin për ta ndjekur shembullin tënd.

Për çdo aktivitet tëndin: vrapim, ecje, ngasje me biçikletë ose trotinet përfiton HalkCoins dhe fiton nivele të ndryshme për të cilët ju takojnë dhurata, beneficione të tjera dhe mundësi për mbjelljen e sipërfaqeve të gjelbërta.

Ju inkurajojmë të hyni në faqen e internetit https://halkeco.mk, që të informoheni për aplikacionin tonë, ta shkarkoni atë dhe të filloni ta përdorni.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.