14.10.2019

Njoftim

Të nderuar klientë,

Me qëllim që t’ju mundësojmë qasje më të madhe dhe më efikase në shërbimet tona, nga data 14.10.2019 filloi me punë Ekspozitura jonë e re Retail Point Park.

Në ekspoziturën e re do jenë në dispozicion produktet dhe shërbimet e HALKBANK AD Skopje (depozita, qarkullimi pagesor në vend dhe jashtë vendit, bankingu elektronik, kreditimi i personave fizikë, transferta e shpejtë e parave përmes Western Union, dhënia e kartelave pagesore Visa dhe MasterCard), dhe do të prezantohen të gjitha risitë që Banka në vazhdimësi i fut në treg, parasëgjithash, do të ndërtohen relacione të afërta dhe cilësore me të gjithë klientët ekzistues dhe ata të rinj.

Ekspozitura e re gjendet në Qendrën tregtare retail Point Park në Çair, rruga Makedonska Kosovska Brigada nr. 54, Shkup. Ekspozitura Retail Point Park do të punojë me përbërje prej 2 arkëtarëve, 1 Bashkëpunëtor për klientë persona fizikë dhe 1 Referent i pavarur për veprime.

Orari i punës: E hënë-E diel nga ora 10:00 deri në ora 22:00.

Me respekt,
Halkbank AD Skopje 

 


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.