27.03.2020

Shyerje e pagesës së detyrimeve kreditore për të gjithë personat fizikë – klientë të HALKBANK SHA Shkup për 6 muaj

Duke u nisur nga fakti se nuk ka individ apo familje që nuk është prekur nga kriza e shkaktuar për shkak të pandemisë nga virusi COVID – 19 dhe duke u bazuar nga principi ynë themelor “TË RËNDËSISHËM JANË NJERËZIT”,  HALKBANK AD Skopje ju ofron klientëve të saj – persona fizikë që kanë detyrime kreditore në Bankë me klasifikim А, B dhe V të rregullta më datë 29.02.2020.

Oferta vlen për të gjithë klientët – persona fizikë të Bankës që nuk kanë detyrime jofunksionale dhe e njëjta përfshin:

  • Prolongim (vazhdim) të pagesës së të gjitha detyrimeve kreditore (kredi, kartela kreditore dhe limite të lejuara në llogarinë transaksionale) për periudhë 6 mujore dhe vazhdim të afatit të maturimit përfundimtar për 6 muaj të tjerë shtesë;

Sqarime:

  • Klientët që kanë detyrime kreditore në Bankë me klasifikim А, B dhe V të rregullta më datë 29.02.2020, janë klientët që mbi çdo bazë nuk kanë detyrime të papaguara kreditore për më gjatë se 90 ditë nga data 29.02.2020.
  • Kontaktoni Bankën vetëm nëse dëshironi të vazhdoni pagesën sipas dinamikës paraprakisht të kontraktuar dhe nuk dëshironi prolongim, respektivisht nuk e pranoni ofertën;
  • Nëse klienti nuk e kontakton Bankën për 10 ditët e ardhshme që të deklarojë me përgjigje negative për këtë ofertë, e njëjta konsiderohet se është pranuar dhe fiton prolongim të detyrimeve pa nënshkrim të anekseve dhe pa pasur nevojë për ardhje në Bankë.
  • Nëse klienti ka më shumë detyrime kreditore, (nëse shfrytëzon më shumë produkte kreditore) i njëjti e përfiton të drejtën e prolongimit të kësteve/interesave për secilin produkt.
  • Interesi i rregullt që do të përllogaritet për periudhën e prolonguar do të maturohet në fund të grejs periudhës dhe e njëjta do të rregullohet me marrëveshje
  • Debitimet direkte për shlyerjen e detyrimeve kreditore do të çaktivizohen dhe nuk do të bëjnë rezervimin e fondeve në llogarinë transaksionale, përveç për klientët që do ta njoftojnë Bankën se nuk do ta pranojnë këtë ofertë
  • Për prolongimin e detyrimeve, respektivisht për pranimin e kësaj oferte të Halkbank, klienti duhet ta njoftojë edhe punëdhënësin e tij me qëllim që i njëjti të mos veprojë në emër të ndalesave administrative.
  • Kjo masë e Halkbank vlen deri më 30.09.2020 dhe me kërkesë brenda këtij afati, klienti mund ta ndryshojë vendimin e tij paraprak për pranimin/mospranimin e ofertës dhe në mënyrë plotësuese të deklarohet për atë nëse dëshiron të përfshihet në shfrytëzimin e masave ose madje të dalë nga të njëjtat dhe të kthehet në pagesat e rregullta.
  • I njëjti vendim do të zbatohet edhe për pensionistët me arsyetim se edhe pse pensionet do të paguhen pa ndërprerje, janë në mënyrë indirekte të prekur përmes anëtarëve të familjeve të tyre. Anëtarët e familjeve të ndihmojnë n njoftimin e Bankës në rast se pensionistët-anëtarë të familjeve të tyre dëshirojnë të vazhdojnë me pagesë të rregullt dhe nëse nuk kanë mundësi që këtë ta bëjnë personalisht;
  • Nëse si klient i Bankës dëshironi të vazhdoni me shlyerjen e detyrimeve tuaja kreditore pa ndërprerje dhe ndryshime, duhet që të na njoftoni më së voni deri më 05.04.2020, duke na dërguar porosi me e-mail ose duke u lajmëruar në degën amë të bankës (kontaktet e degëve të bankës janë të dhëna në vazhdim).

Mënyra e identifikimit

Në emailin tuaj ose në telefonatën për refuzimin e ofertës, duhet të ofroni dy informacione nga gjithsej 4

  • Data e lindjes, për shembull 31.12.2002
  • 4 numrat e fundit të partisë kreditore në Halkbank, për shembull 0249000000165
  • 4 numrat e fundit të llogarisë transaksionale, për shembull 270700000479000
  • Pseudo numrin e plotë të kartelës debitore, shembull për pseudo numrin:

E-mail adresat e degëve të bankës për dorëzimin e kërkesës:

Dega Posta elektronike telefoni fiks degë nëpunësi për kredi       celular
Dega Aerodrom BranchAerodromSkopje@halkbank.mk 02/3285-333
02/3285-335
071/264-738
072/251-691
Dega Korporative 1 CorporateBranch@halkbank.mk 02/3250-934 072/229-187
Dega Korporative 2 CorporateBranch2@halkbank.mk 02/3285-646 070/407-971
Dega Autokomandë BranchAvtokomanda@halkbank.mk 02/3285-180 071/240-533
Dega Manastir BranchBitola@halkbank.mk 02/3285-207 071/359-881
Dega Bunjakovec branchbunjakovec@halkbank.mk 02/3285-603 070/361-694
Dega Butel BranchButel@halkbank.mk 02/3285-613 071/304-851
Dega Veles BranchVeles@halkbank.mk 02/3285-433 072/321-064
Dega Vizbeg BranchVizbegovo@halkbank.mk 02/3285-276 071/359-891
Dega Gjevgjeli BranchGevgelija@halkbank.mk 02/3285-324 072/321-540
Dega Gostivar BranchGostivar@halkbank.mk 02/3285-286 072/214-363
Dega Dibër BranchDebar@halkbank.mk 02-3285-481 070/385-494
Dega Draçevë BranchDracevo@halkbank.mk 02/3250-491 072/806-041
Dega Gjorçe Petrov BranchGjorcePetrovSkopje@halkbank.mk 02/3285-424 071/286-791
Dega Zhelezniëka BranchZeleznickaSkopje@halkbank.mk 02/3285-314 070/270-849
Dega Ilinden BranchIlinden@halkbank.mk 02/3285-365 070/285-084
Dega Kavadarci BranchKavadarci@halkbank.mk 02/3285-473 070/349-721
Dega Kisella Vodë BranchKiselaVodaSkopje@halkbank.mk 02/3285-382 072/321-166
Dega Kërçovë BranchKichevo@halkbank.mk 02/3285-465 072/302-177
Dega Koçani BranchKocani@halkbank.mk 02/3285-446 072/231-839
Dega Kumanovë BranchKumanovo@halkbank.mk 02/3285-243 071/316-226
Dega Leptokari BranchLeptokarijaSkopje@halkbank.mk 02/3285-344 070/219-123
Dega Negotinë BranchNegotino@halkbank.mk 02/3285-404 071/318-851
Dega Ohër BranchOhrid@halkbank.mk 02/3285-305 072/302-106
Dega Sheshi BranchSquareSkopje@halkbank.mk 02/3285-411 070/393-313
Dega Prilep BranchPrilep@halkbank.mk 02/3285-256 072/212-364
Dega Radovish BranchRadovis@halkbank.mk 02/3285-634 072/279-904
Dega Resnjë BranchResen@halkbank.mk 02/3285-633 072/321-511
Dega Saraj BranchSaraj@halkbank.mk 02/3285-653 070/219-340
Dega Sveti Nikole BranchSvetiNikole@halkbank.mk 02/3285-374 071/223-517
Dega Çarshia e Vjetër e Shkupit BranchStaraTurskaCharsijaSkopje@halkbank.mk 02/3285-298 070/354-680
Dega Strugë BranchStruga@halkbank.mk 02/3285-394 071/411-903
Dega Strumicë BranchStrumica@halkbank.mk 02/3285-232 072/800-679
Dega Tetovë 1 BranchTetovo@halkbank.mk 02/3285-227 072/212-423
070/266-569
Dega Tetovë 2 BranchTetovo2@halkbank.mk 02/3285-624 071/298-781
Dega Qendër BranchSobranieSkopje@halkbank.mk 02/3285-218 071/408-298
Dega Çair BranchChairSkopje@halkbank.mk 02/3285-264 071/286-792
Dega Çento BranchChento@halkbank.mk 02/3285-357 071/361-898
Dega Shtip BranchStip@halkbank.mk 02/3285-349 078/230-719
Dega Qendrore MainBranch@halkbank.mk 02/3285-589 072/212-362
071/288-594

Për të gjitha pyetjet e tjera në lidhje me ofertën, jemi në dispozicionin tuaj që t’ju përgjigjemi përmes kontakteve të shënuara më lartë.

Masat janë në përputhje me Dekretin e Qeverisë të miratuar në seancën e 28-të të Qeverisë të datës 25.03.2020 dhe me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi metodologjinë për menaxhimin e rrezikut kreditor të miratuar nga ana e BPRMV-së të datës 20.03.2020.

HALKBANK

Të rëndësishëm janë njerëzit - kurse për ta, më i rëndësishëm është shëndeti!

#QëndroNëShtëpi #RriMeShëndet #BëhuIndërgjegjshëm

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.