Dr. Bilall Suxhubashi - Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv
Dr. Bilall Suxhubashi është lindur në vitin 1972 në Darende, Malatia. Pas diplomimit në Fakultetin për shkenca ekonomike dhe administrative pranë Universitetit Erxhijes, arsimimin e tij e vazhdon në Departamentin për biznes, menaxhment dhe organizim pranë Universitetit Inonu në Malatia.
Ka mbaruar studimet e magjistraturës dhe doktoraturës. Karrierën e tij profesionale e fillon si mësues në Derende, kurse pastaj kryen stazhimin në Këshillin për financa në Malatia. Gjatë karrierës së tij ka punuar si nëpunës në Degën e Halkbank në Darende si Zëvendës udhëheqës i Drejtorisë për organizim, Drejtor i Degës në Aksaraj/Ortaqoj, Drejtor i Sektorit për marketing për persona fizikë në Qendrën rajonale koordinative Dijarbakir, Drejtor i Sektorit për marketing korporativ në Halk Bankasi A.Sh, Turqi. Nga 26.12.2017, Dr. Suxhubashi e ushtron detyrën Kryetar i Këshillit drejtues të Halkbank AD Skopje.
Aleksandar Iljov – Drejtor Ekzekutiv
Z. Aleksandar Iljov u lind në vitin 1977, në Shkup. Pas diplomimit në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, menaxhimi financiar, në tetor të vitit 2000, z. Iljov filloi karrierën e tij në Halkbank AD Skopje (ish IK Banka) si referent në Sektorin e operacioneve valutore. Z. Iljov ka kryer studimet master në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në fushën e menaxhimit financiar. Që nga viti 2001, z.Iljov ka mbajtur poste të ndryshme në Bankë si referent në Sektorin e pagesave në vend dhe pagesave ndërkombëtare, referent kreditor për kompanitë e vogla dhe të mesme, dhe në prill të vitit 2005 u gradua drejtor i Sektorit të marrëdhënieve me klientët, pastaj ishte Drejtor i Sektorit të marketingut dhe Drejtor i Degës Korporative. Nga viti 2014 deri në shkurt të vitit 2024, z. Iljov ka mbajtur postin e Drejtorit të Sektorit të Marketingut, ku, përveç përgjegjësive të tjera, ka qenë përgjegjës edhe për funksionin e shitjeve të të gjitha degëve përmes të cilave Banka shet produktet dhe shërbimet e saj. Sfida dhe përgjegjësia e radhës profesionale e z.Iljov është anëtari i Bordit të Drejtorëve të Halkbank AD Skopje, të cilin ai filloi ta kryej më 08.02.2024, pasi vendimi për emërimin e tij anëtar të Bordit të Drejtorëve ishte marrë paraprakisht nga Bordi Mbikëqyrës i Halkbank AD Skopje dhe pas marrjes së pëlqimit paraprak nga Banka Popullore.
Sipas skemës organizative të Bankës, z. Iljov është përgjegjës për Sektorin e marketingut dhe bankingut digjital dhe për Sektorin e bankingut ndërkombëtar dhe aseteve dhe likuiditetit.
Dr. Berkan Imeri - Drejtor ekzekutiv
Berkan Imeri ka lindur në vitin 1980, në Gostivar. Ka diplomuar në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, Fakulteti Ekonomik në Shkup. Studimet e magjistraturës i kreu në Institutin Ekonomik në Shkup. Në vitin 2023, në Universitetin Kolegji Amerikan Shkup, Fakulteti i Ekonomisë Afariste dhe Shkencave Organizative, fiton titullin doktor i shkencave ekonomike. Z. Berkan Imeri e filloi karrierën e tij në qershor të vitit 2010 në Halkbank AD Skopje në degën e bankës në Gostivar si referent i shitjeve me pakicë. Gjatë karrierës së tij ka punuar në Sektorin për punë me popullsi (persona fizikë), në Drejtorinë për rrjetin e degëve dhe ekspoziturave, në Drejtorinë për marketing dhe shitje të klientëve korporativë, Zëvendësdrejtor i Drejtorisë për menaxhim financiar, planifikim dhe raportim, Drejtor i Drejtorisë për menaxhim financiar, planifikim dhe raportim, dhe në vitin 2017, në përputhje me përvojën dhe njohuritë shumëvjeçare që ka marrë në Bankë, ka filluar të ushtrojë funksionin e Drejtorit të Sektorit për menaxhim financiar, planifikim dhe raportim, një pozicion i cili, ndër përgjegjësitë e tjera, përfshin anëtarësimin në Bordin për menaxhimin e riskut dhe Komisionin për menaxhimin e aktivave dhe pasivave. Z. Berkan Imeri është emëruar anëtar joekzekutiv i Bordit të Drejtorëve, përkatësisht anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Halk Osiguruvanje AD Skopje nga data 30.01.2019 deri më 02.10.2023, gjatë së cilës ka mbajtur pozitën e kryesuesit të Këshillit Mbikëqyrës. Sfida dhe përgjegjësia e radhës profesionale e z.Imeri është anëtari i Bordit të Drejtorëve të Halkbank AD Skopje, të cilin ai filloi ta kryej nga data 08.02.2024, pasi vendimi për emërimin e tij anëtar të Bordit të Drejtorëve ishte marrë më parë nga Bordi Mbikëqyrës i Halkbank AD Skopje dhe pas marrjes së pëlqimit paraprak nga Banka Popullore.
Z. Imeri si Drejtor Ekzekutiv është përgjegjës për Sektorin e menaxhimit të riskut dhe menaxhimit financiar, Sektorin e monitorimit të riskut kreditor, mbledhjes së kërkesave të rrezikshme dhe çështjeve ligjore, dhe Sektorin e burimeve njerëzore dhe organizimit.