06.07.2020

Çmime për Halkbank AD Skopje

Për kënaqësinë tonë të madhe, këtë vit Halkbank AD Skopje ka marrë dy mirënjohje të rëndësishme nga institucione të njohura botërore.

Për shpejtësinë dhe cilësinë në kryerjen e pagesave dhe transfereve ndërkombëtare, Commerzbank e shpërbleu Halkbank AD Skopje me çmimin “Commerzbank STP Award 2019”.

Në të njëjtën kohë, bazuar në renditjen e Global Banking & Finance, Halkbank është përzgjedhur si banka më e mirë për punë me popullsinë (persona fizikë) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.

Mirënjohjet e marra janë edhe një konfirmim për punën e suksesshme të bankës dhe njëherit janë nxitje për arritje edhe më të mëdha në servisimin cilësor financiar në kuadër të tregut maqedonas.




Halk Banka AD Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.