14.09.2020

Njoftim

Të nderuar,

Kompensimi i shumës së siguruar të depozitës së depozituesve të "Bankës Eurostandard" AD në falimentim do të fillojë më 15 shtator 2020 (e martë) deri në shumën maksimale të përcaktuar me ligj prej 1.850.889 denarë dhe secili depozitues do të ketë në dispozicion 36 muaj, gjegjësisht 3 vjet nga dita e fillimit të pagesës, për të ushtruar të drejtën e tij të kompensimit në bankat paguese.

Përmes Halkbank AD Skopje do të bëhet kompensimi për të gjithë depozituesit: persona fizikë dhe ushtrues të veprimtarisë së pavarur, mbiemri/emërtimi i të cilëve fillon me shkronjat: С, Т, Ќ, У, Ф, Х, Ц, Ч, Џ, Ш .

Kompensimi do të kryhet në degët dhe ekspoziturat e Halkbank AD Skopje, në tërë territorin e vendit tonë. Më shumë informacion mbi degët/ekspoziturat, si dhe mbi orarin e tyre të punës mund të merrni në këtë link.

Depozituesit, përveç prezencës së tyre personale, duhet të posedojnë edhe dokument të vlefshëm identifikimi, edhe atë:

  • Persona fizikë-rezidentë – letënjoftim ose pasaportë të dhënë nga MPB-ja e RMV-së
  • Persona fizikë-jorezidentë – pasaportë të vendit të huaj 

Ushtruesit e veprimtarisë së pavarur, me mundin e tyre duhet të sigurojnë:

  • Gjendje momentale nga Regjistri Qendror i RMV-së, jo më të vjetër se 3 muaj (origjinali në kqyrje)
  • Letërnjoftim ose pasaportë të personit të autorizuar për përfaqësimin e personit të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë së pavarur
  • Kërkesë për transferim fondesh (kërkesa është hartuar nga Banka dhe plotësohet personalisht nga personi i autorizuar për përfaqësimin e personit të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë së pavarur dhe vuloset).

Për të realizuar të drejtën e tij të kompensimit, depozituesi duhet të firmosë Vërtetim pronësie të depozitës. Vërtetimi do të firmoset drejtpërdrejt në sportelet e Bankës, kur depozituesi do të vie për të ushtruar të drejtën e tij të kompensimit.

Pagesa e fondeve do të bëhet vetëm në emër të pronarit të llogarisë / përfaqësuesit ligjor / kujdestarit të specifikuar në Vërtetim, duke treguar dokumentin e vlefshëm për identifikim.

Në rast se depozituesi pengohet që personalisht ta ushtrojë të drejtën e tij të kompensimit, pagesa e fondeve do të bëhet edhe në emër të personit të autorizuar, bazuar në dokument autorizimi të vulosur nga noteri.

Për personat fizikë-rezidentë me depozita në shumë deri në 5.000 denarë, që nuk kanë llogari aktive në Bankë dhe nuk kanë bllokime aktive në ERTS, pagesa do të bëhet me para të gatshme (cash).

Nëse shuma e kompensimit të depozituesit person fizik-rezident është baras ose më e madhe se 5.001 denarë, depozituesi ka llogari aktive në Halkbank ose ka bllokime aktive të regjistruara në ERTS, pagesa e fondeve do të bëhet me transferim pa para të gatshme nëllogari transaksionale në denarë në Halkbank AD Skopje (llogari ekzistuese ose e posahapur në emër të depozituesit, e cila do të hapet në përputhje me aktet ligjore). E njëjta procedurë vlen edhe për personat fizikë-jorezidentë (për çfarëdo shume të kompensimit).

Për ushtruesit e verpimtarisë së pavarur, me mundin e tyre, pagesa e fondeve të tyre do të bëhet me anë të transferimit në llogari ekzistuese ose të posahapur të depozituesit, në bazë të Kërkesës paraprakisht të plotësuar për transferimin e fondeve, ku do të specifikohet se në cilën llogari transaksionale të ushtruesit të veprimtarisë së pavarur do të transferohen fondet.

Nëse gjatë identifikimit të depozituesit konstatohet mospërputhje e të dhënave personale të depozituesit (emri/mbiemri, numri amë) me të dhënat e Listës së depozituesve dhe Vërtetimit të pronësisë, Halkbank nuk do të bëjë kompensimin dhe do ta udhëzojë depozituesin që t’i përditësojë të dhënat e tij personale në Fond.

Për të gjitha informacionet shtesë, Ju lutemi të na kontaktoni përmes adresës elektronike: TellersSupport@halkbank.mk.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.