Porosi Nga Drejtori

Të nderuar aksionarë, miqë të respektuar dhe kolegë të dashur,

Rezultatet nga viti i kaluar në mënyrë kategorike e konfirmuan objektivin tonë strategjik, kurse me suksesin që e kemi arritur, e meritojmë epitetin e bankës me rritjen më të shpejtë. Tërë këtë e kemi arritur me punë të përkushtuar, me strategji mirë të definuar dhe me fokus në qëllimet e përcaktuara.

Njësoj edhe këtë vit, po hyjmë me entuziazëm të madh, të frymëzuar nga ajo që kemi arritur, kurse pritjet janë që viti 2020 do t’a konfirmojë tërë përkushtimin tonë – rezultate më të mëdha, aksionarë të kënaqur dhe klientë të lumtur.

Frymëzimi më i vërtetë del nga fakti se në vitin 2019 përsëri e kemi arritur fitimin rekord prej 11.4 milionë euro. Kemi realizuar rritje të aktivës për më tepër se 10 përqind, kemi rritur pjesëmarrjen në treg dhe në kreditim, ndërsa tendenca e njëjtë e rritjes është regjistruar edhe në pjesën e depozitave.

Vitin e kaluar kemi krijuar më shumë produkte dhe shërbime të reja edhe në pjesën e kreditimive, poashtu edhe në pjesën e depozitave. Me qëllim që të jemi më të aksesueshëm, në mënyrë sistematike e zgjeruam dhe e rritëm rrjetin afarist duke prekur numrin prej 42 degëve, ndërsa paralelisht me to edhe numrin e punonjësve që arriti numrin 572 punonjës. Është rritur edhe numri i bankomatëve në 133, kurse numri i POS terminaleve u rrit në mbi 7000.

Viti i kaluar tregoi se sektori bankar i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në themele të shëndosha dhe është mirë i kapitalizuar. Sipas projeksioneve të Bankës Popullore, rritja e depozitave do të jetë për 8,5 përqind, kurse rritja kreditore pritet të jetë rreth 8 përqind. Për të gjithë bankat që punojmë, kjo paraqet një shtytje të madhe.

Me këto motive edhe vitin e ardhshëm do të punojmë drejt rezultateve të reja rekorde.

Me përkushtim punojmë që qytetarëve t’ju mundësojmë shërbime cilësore bankare dhe t’i bindim në besueshmërinë e qëllimeve tona. Gjithë këtë e bëjmë duke u bazuar në vlerat që janë themeli i bankës sonë. Me të gjitha hapat që kemi ndërmarrë vitin e kaluar, produktet e reja të futura në treg si dhe aktivitetet në sferën e përgjegjësisë korporative, treguam se fokusi ynë janë njerëzit, se çdo aktivitet apo hap i marrë nga ana e bankës është i definuar dhe i paracakuar nga nevojat e qytetarëve, nga kërkesat dhe nevojat e tyre të domosdoshme.

Njëra nga karakteristikat e Halkbank, me të cilën e merituam epitetin e bankës prijëse është tendenca e futjes së ndryshimeve teknologjike dhe shfrytëzimi i përfitimeve të digjitalizimit.

Kështu, slogani “të rëndësishëm janë njerëzit” si mesazh i përmbledhur i Halkbank për të gjithë aktivitetet e punës afariste ose strategjisë korporative, do të mbetet aktuale edhe për periudhat në vazhdim. Për Halkbank, njerëzit gjithmonë do të jenë të rëndësishëm, njerëzit e bankës, punonjësit tanë, aksionarët dhe klientët tanë, sepse ne jemi bankë e koncentruar në vlerat e vërteta.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.