SI TË MARR PJESË?

Të gjithë personat fizikë në moshë madhore, që janë klientë të Halkbank AD Skopje dhe janë përdorues të kartave të debitit dhe/ose kreditit MasterCard për persona fizikë MasterCard Debit Contactless; MasterCard Standard; MasterCard Contactless; MasterCard World lëshuar nga Halkbank AD Skopje.

Kartat e pagesës duhet të jenë të digjitalizuara në aplikacionin celular HALKPay dhe përdoruesit, me to, të kenë bërë një transaksion të vlefshëm duke përdorur aplikacionin celular HALKPay.

Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese ‘’Paguaj me HALKPay dhe fito shpërblime’’ duhet që të bëni një transaksion të vlefshëm me kartelë të digjitalizuar përmes aplikacionit celular HALKPay.

Kriteret dhe mekanizmi për pjesëmarrje:

Përdoruesit e kartave të pagesës së debitit MasterCard për persona fizikë, të lëshuar nga Halkbank AD Skopje, për çdo transaksion marrin një mundësi për pjesëmarrje në Lojën shpërblyese.

Përdoruesit e kartave të pagesës së kreditit MasterCard për persona fizikë, të lëshuar nga Halkbank AD Shkup, për çdo transaksion marrin një mundësi të trefishtë për pjesëmarrje në Lojën shpërblyese.

Loja shpërblyese organizohet dhe zhvillohet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha pikat e shitjes ku ka kushte për pagesë përmes terminaleve POS që mbështesin pagesa pa kontakt, duke përdorur aplikacionin celular HalkPay të disponueshëm për pajisje celulare me sistem operativ Android me NFC të aktivizuar. Aplikacioni është në dispozicion për çdo klient me karta pagese aktive nga marka Mastercard, lëshuar nga Halkbank AD Skopje.

Copyright 2014 HALKBANK АД Скопје. Сите права задржани.