Karakteristikat

Karakteristikat

BLINI FLUTURIMTHI

Me përdorimin e kartelave kreditore Visa PayWave përjetoni pagesat me këste pa kontakt dhe përdorim të revolving limitit kreditor të lejuar dhe qasje në to 24/7.

Normë fikse e interesit 7,7% e dedikuar për të gjithë klientët me të ardhura të rregullta mujore në bazë të rrogës/pensionit.

Kartela kreditore mundëson pagesa pa kontakt në rrjetin tregtar dhe tërheqjen e kesh-it nga banka ose bankomati. Kartela është ndërkombëtare, mbështet pagesa në internet pa komision për transakcione në internet faqe vendore dhe të huaja dhe për të njëjtat do të njoftoheni me e-mail për çdo transakcion të bërë.

Me Visa PayWave paguani në 2, 3, 6, 12 dhe 24 këste varësisht nga shuma e bërë në POS terminale, internet, ATM të Halkbank AD Skopje dhe të gjitha bankat e tjera në vend dhe jashtë vendit. Pagesa me këste është pa grejs periudhë dhe nuk është zgjedhje e klientit dhe tregtarit, por është automatike varësisht nga shuma e transakcionit mbi të cilën do të llogaritet interesi.

Kartela kreditore Visa PayWave e posedon standardin më të lartë të sigurisë për pagesa në internet (3D Secure-Verified by Visa-VbV).

Mund të aplikoni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ose onlajn përmes Aplikacionit tonë.

Që të jeni të informuar për çdo transakcion të bërë përmes SMS info, ju lutemi ta plotësoni dhe dërgoni aplikacionin për SMS info në degën më të afërt të Halkbank AD Skopje ose në e-mail: help24@halkbank. mk

Përparësitë

Përparësitë

Kartelë e parë kreditore e lëshuar nga Halkbank AD Skopje e cila mundëson pagesa me këste varësisht nga shuma e transakcionit.

  • Visa PayWave Credit mundëson pagesa në 2, 3, 6, 12 dhe 24 këste varësisht nga shuma e transakcionit të bërë në POS terminale, internet dhe ATM të Halkbank AD Skopje dhe të gjitha bankat e tjera në vend dhe jashtë vendit.
  • Normë fikse e interesit 7,7%
  • Pagesa me këste nuk është zgjedhje e klientit ose tregtarit, por automatikisht është e varur nga shuma e transakcionit mbi të cilën llogaritet interesi:
Shuma e transakcionit Numri i kësteve
Deri 1.500,00 mkd Nuk ka këste
1.500,00-   3.000,00 mkd 2 këste
3.001,00-   6.000,00 mkd 3 këste
6.001,00-  12.000,00 mkd 6 këste
12.001,00- 24.000,00 mkd 12 këste
Mbi 24.001,00 mkd 24 këste
  • Mundësi për limit kreditor deri në 5 rroga – shuma maksimale 200.000,00 mkd
  • Autorizim me PIN dhe nuk ka nevojë për autorizim me nënshkrim personal për transakcione deri në shumën e limitit të Bankës ose deri në limitin e pagesës pa kontakt të vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt
  • Vlefshmëria e kartelës: 3 vjet me mundësi për ridhënie automatike
  • Shlyerja: Shuma minimale mujore e maturuar që poseduesi i kartelës kreditore është i obligueshëm që ti paguajë bankës është 100% nga shuma e këstit të maturuar mujor, 100% nga të gjitha kompenzimet dhe komisionet e përllogaritura që rezultojnë nga transakcionet e bëra dhe 100% të shumës së interesit të përllogaritur të rregullt dhe sanksionues.

Provizionet

Komisione

Norma e interesit Norma fikse e interesit 7,7% 
1 Komepnzimi për përpunimin e kartelës themelore 100,00 mkd
2 Komepnzimi për përpunimin e kartelës shtesë 100,00 mkd
3 Kompenzimi për Ridhënien e kartelës themelore/shtesë 100,00 mkd
4 Kompenzimi për Ridhënien e kartelës themelore/shtesë (e dëmtuar/e humbur) 300,00 mkd
5 Kompenzimi për përpunim urgjent të kartelës 600,00 mkd
6 Kompenzimi për reklamacion të pabazuar 600,00 mkd
7 Tërheqja e cah-it nga bankomatët e Halkbank 2,50 % min 150,00 mkd
8 Tërheqja e cah-it nga bankomatët e bankave të tjera 3,0% min. 200,00 mkd
9 Tërheqja e cash-it nga sportelet e Bankës 3,0% min. 200,00 mkd
10 Tërheqja e cash-it nga sportelet e bankave të tjera 3,0% min. 200,00 mkd
11 Anëtarësia vjetore për kartelën themelore Falas për vitin e parë, 1.200,00 mkd për vitet e ardhshme
12 Anëtarësia vjetore për kartelën shtesë Falas për vitin e parë, 600,00 mkd  për vitin e dytë
13 Anëtarësia përshkallëzuese  
  Për xhiro të bërë vjetore prej min. 90.000,00 mkd Pa anëtarësim
  Për xhiro të bërë vjetore prej min.  60.000,00 mkd 600,00  mkd
  Për xhiro të bërë vjetore prej min. 30.000,00 mkd 800,00  mkd
14 Kompenzimi për dhënien e faturës Pa kompenzim
15 Kompenzimi për vërejtje 100,00 mkd
16 Bllokim i kartelës me kërkesë të klientit përmes help 24, e-mail ose me shkrim Pa kompenzim
17 Debllokim i kartelës me kërkesë të klientit përmes help 24, e-mail ose me shkrim 200,00 mkd
18 Rritja e limitit kreditor 300,00 mkd
19 Konfigurimi i PIN-it Pa kompenzim
20 Ndryshim i PIN-it në sportel 50,00 mkd
21 Shuma e limitit kreditor Në bazë të politikave kreditore

Pyetje

Pyetje

SI MUND TË APLIKONI PËR KARTELË KREDITORE?

Duhet ta vizitoni degën/eskpoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ku do duhet të vlerësohetaftësia e juaj kreditore dhe do mund ta tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ose përmes Aplikacionit onlajn.


DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM?                                                                                                                                 

  • Aplikacion për kartelë kreditore e plotësuar nga përdoruesi dhe punëdhënësi
  • Ekstrakt të llogarisë transakcionale për 3 muajtë e fundit si vërtetim për të ardhurat/të hyrat mujore
  • Kopje të letërnjoftimit
  • Debitim direkt
  • Për institucione private shtesë : formular М1/М2 të vërtetuar nga punëdhënësi

DERI NË CILËN SHUMË MUND TË BËHET TRANSAKCION PA KONTAKT?

Autorizimi me PIN dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione të limituara deri në 750,00 mkd ose deri në limitin për pagesë pa kontakt të vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.

NË SA KËSTE MUND TË PAGUHET ME KARTELËN KREDITORE VISA PAYWAVE ?

Visa PayWave Credit mundëson pagesa në 2, 3, 6, 12 dhe 24 këste varësisht nga shuma e transakcionit të bërë në POS terminale, internet ATM të Halkbank AD Skopje dhe të gjitha bankat e tjera në vend dhe jashtë vendit.

Pagesa me këste nuk është zgjedhje e klientit ose tregtarit, por automatikisht është e varur nga shuma e transakcionit mbi të cilën llogaritet interesi:

Shuma e transakcionit Numri i kësteve
Deri 1.500,00 mkd Nuk ka këste
1.500,00-   3.000,00 mkd 2 këste
3.001,00-   6.000,00 mkd 3 këste
6.001,00-  12.000,00 mkd 6 këste
12.001,00- 24.000,00 mkd 12 këste
Mbi 24.001,00 mkd 24 këste


SI MUND TË PAGUANI BORXH TË KARTELËS KREDITORE (AUTOMATIKISHT)?

Nëse jeni pranues i rrogës përmes Halkbank AD Skopje mund të nënshkruani debitim direkt me të cilin automatikisht çdo muaj do ju tërhiqen mjete nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit të kartelës kreditore me çka kurseni edhe kohë. Shuma minimale e borxhit duhet të paguhet deri në datën 10 të muajit.

*SHUMA MINIMALE MUJORE E SHLYERJES/PAGESËS?

Shuma minimale mujore e maturuar që poseduesi i kartelës kreditore është i obligueshëm që ti paguajë bankës është 100% nga shuma e këstit të maturuar mujor, 100% nga të gjitha kompenzimet dhe komisionet e përllogaritura që rezultojnë nga transakcionet e bëra dhe 100% të shumës së interesit të përllogaritur të rregullt dhe sanksionues.

SA ZGJAT PROCEDURA PËR DHËNIEN E KARTELËS SË RE?

Kur të aprovohet kërkesa, procedura merr 2 ditë pune që kartela të dërgohet deri te dega ku përdoruesi ka vendosur ta tërheq dhe për të njëjtën do të njoftohet me atë SMS-it.

SI MUND TË MARR FATURË PËR KARTELËN KREDITORE PËRMES E-MAILIT?

Duhet që vetëm ti njoftoni kolegët në degë/ekspoziturë për email adresën në të cilën dëshironi ti pranoni faturat që të përditësohet e dhëna dhe që të dërgohet faturë çdo muaj në adresën përkatëse.


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.