INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Green for Growth Fund, Evropa Juglindore (GGF) dhe Halkbank AD Skopje kontribuoi me nënshkrimin e kontratës për kredinë e dytë të madhe në shumë prej 10 milionë EUR.

Kredia e siguruar nga GGF i mundëson Halkbank-ës që nëpërmjet eko produkteve të saja kreditore të sigurojë financimin e projekteve për efikasitet energjetik (ЕЕ), siç janë zëvendësimi i sistemeve joefikase energjetike për furnizim me nxehtësi dhe mbindërtimin e instalimeve të jashtme të mureve dhe pullazeve, sistemeve për nxehje dhe ndriçim dhe pajisje të tjera. Produktet kreditore për ЕЕ që janë të orientuar drejt klientëve afaristë përfshijnë edhe zëvendësimin dhe/ose mbindërtimin e pajisjeve prodhuese joefikase energjetike dhe pjesët tjera të pajisjeve që shfrytëzohen gjatë proceseve prodhuese. Kredia nga GFF, gjithashtu, do ta lehtësojë edhe qasjen deri te kreditë në rajonet rurale dhe do të mundësojë çëvendësimin dhe modernizimin e pajisjeve të vjetëruara për bujqësi.

Për informacione më të detajuara mund ta shikoni këtë broshurë.

Kushtet per Kredi

Kredia është dedikuar për kreditimin e shoqërive private dhe publike (persona juridikë), me rezultate pozitive financiare në afarizmin aktual.

Qëllimi: Financim të projekteve në fushën e efikasitetit energjetik duke ju ndihmuar subjekteve afariste në Maqedoni të reduktojnë shpenzimin dhe të dalat për energji, si dhe të reduktojnë lirimin e dioksidit të karbonit.            

Shuma e kredisë:

  • Deri 500.000 EUR për nën-hua për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM), biznese të mëdha, komuna ose ndërmarrje të sektorit publik për masa të standardizuara dhe jo të standardizuara
  • Prej 500.000 EUR  deri 10.000.000 EUR për nën-hua për ndërmarrje më të mëdha të vogla dhe të mesme (NVM), biznese të mëdha, komuna ose ndërmarrje të sektorit publik.

Afati i kthimit:

  • Jo më vonë se 30.11.2024 me grejs periudhë të përfshirë prej 6 muaj

 Grejs periudha:

  • Deri 6 muaj.

Norma e interesit:

  • 5,3% në vit, për kredi afatshkurtëra
  • 5,3 p.p + EURIBOR-i 6m në vit, për kredi afatgjata

Nëse EURIBOR-i 6 mujor është negativ konsiderohet zero.

Mënyra e kthimit:

  • Anuitete mujore.

Mënyra e arkëtimit:

  • Në llogarinë e shfrytëzuesit të kredisë me kundlr urdhërpagesë për bartjen e mjeteve në llogarinë e furnizuesit.

 

Kompenzimi për përpunim:

  • 1% nga shuma e kredisë, njëfish, paraprakisht.

Sigurimi/Kolaterali: Kombinim të këtyre instrumenteve: Hipotekë në paluajtshmëri, Peng të sendeve dhe të drejtave të lëvizshme, Zhirantë, Ndërmarrje garantuese dhe instrumente të tjera për sigurim/kolateral të pranueshme për Bankën..

Kursimet: Kursime mesatare prej së paku 20% të energjisë primare dhe/ose CO2 në kuadër të portofolit total të nën-huasë së Huamarrësit me kërkesë plotësuese që asnjë projekt i financuar individual të mos arrijë së paku 15% kursim të energjisë primare dhe/ose CO2. Për zgjerimin e proceseve ekzistuese me pajisje të reja, kursimet mund të arrihen për njësi të prodhimit ose përmes reduktimit të përdorimit të karburantit.

Për informacione plotësuese na kontaktoni ose vizitoni degën/ekspoziturën tuaj më të afërt.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.