Normat e interesit dhe kushtet

Shuma e kredisë: 10.000 EUR-3.500.000 EUR (shuma e projektit nuk guxon të kalojë 25 milionë EUR)

Afati i shlyerjes: 2-8 vite (përfshirë edhe 24 muaj grejs periudhë)

Mënyra e shlyerjes: Anuitete të barabarta mujore

Norma e interesit:5,5%

Kompenzim për përpunim: deri 1,5%

Kolaterali:Kombinim i këtyre instrumenteve: Kambial në formën e aktit nga noteri; Persona fizik garantues; Hipotekë në patundshmëri, peng të lëndëve dhe të drejtave të lëvizshme, instrumente të tjera për sigurim të pranueshme për Bankën.

Sektorët e përjashtuar nga financimi:

  • Prodhim dhe eksport i armëve
  • Lojëra të fatit
  • Prodhim i duhanit
  • Aktivitete lidhur me eksperimente mbi kafshë të egra
  • Aktivitete që kanë ndikim negativ mbi ekologjinë
  • Klonimi
  • Aktivitete nga fusha e tregtisë me patundshmëri
  • Aktivitete financiare. Si për shembull tregtia me instrumente financiare.

*Për NVM të pavarura llogariten këto ndërmarrje:

  • Më pak se 25% e kapitalit ti takojë ndërmarrjes tjetër;
  • 25% ose më shumë e kapitalit ti takojë ndërmarrjes tjetër, por grupacioni të punësojë më pak se 250 njerëz;
  • 25% ose më shumë e kapitalit ti takojë organit shtetëror (zakonisht komunës) dhe e njejta të ketë buxhet vjetor më të vogël se 10 milionë EUR dhe më pak se 5.000 banorë;
  • Deri 50% e kapitalit ti takojë ndërmarrjeve ose institucioneve, detyra e të cilave është promovimi i NVM-ve në pajtim me përjashtimet e detajizuara në Rekomandimet e Komisionit nga 6 maj.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.