Përgjithësuar

karakteristikat

HALKBANK si bartës i Qarkullimit Pagesor ka zhvilluar sistem të shpejtë, efikas dhe kualitativ për realizimin e qarkullimit pagesor, si njëra ndër funksionet kryesore të veprimtarive bankare, me çka klientëve të saj ju ofron shërbim sipas kërkesave të tyre.

Në pajtim me Ligjin mbi qarkullimin pagesor (Gazeta zyrtare nr.. 113/2007) personat fizik dhe juridik, që të participojnë në qarkullimin pagesor duhet që të kenë të hapur llogari transakcionale në denarë, sepse e vetmja mënyrë për realizimin e pagesave ndërmjet pjesëmarrësve në qarkullimin pagesor është që të njejtët të kryhen nëpërmjet llogarive transakcionale në denarë, të cilat bankat si bartës të qarkullimit pagesor patjetër duhet ti paraqesin në ERTS (Regjistri i vetëm i llogarive transakcionale).

Kontakt: platenpromet@halkbank.mk

Përparësitë

Përparësitë

Pasiqë Banka do t'i hap llogari transakcionale në denarë, klienti mund t'i kryej të gjithë aktivitetet në kliringun e brendshëm dhe të jashtëm. Poashtu mund të participojë në: Sistemin e nivelimeve interne të Bankës - për të gjithë pagesat, drejt subjekteve që kanë njëashtu llogari në Bankë

Sistemin e nivelimeve eksterne:

  • KIBS – Sistem interbankar kliringu – nëpërmjet së cilës realizohen të gjithë pagesat e rregullta deri në shumën 1.000.000,00 denarë dhe ky nivelizim kryhet në fund të ditës përllogaritës
  • MIPS – Sistemet Interbankare Pagesore të Maqedonisë - nëpërmjet së cilës realizohen të gjithë pagesat urgjente dhe të gjithë pagesat në shuma mbi 1.000.000,00 denarë

Për të realizuar transakcionet pagesore, klientët kanë në dispozicion, instrumentet të definuara në Udhëzimin mbi formën dhe përmbajtjen e instrumenteve pagesore për realizimin e qarkullimit pagesor në vend edhe atë:

  • Para të gatshme (cash)
  • ПП10 – pagesë me para të gatshme
  • ПП40 – arkëtim me para të gatshme 
  • Pa para të gatshme
  • ПП30 – transfertë pa para të gatshme pjesëmarrësit tjetër në qarkullimin pagesor 
  • ПП50 – transfertë pa para të gatshme, pagesat e të hyrave publike 
  • ПП53 – urdhërpagesë e përmbledhur për pagimin e tërë rrogës

Tariff

Plani Terminues

PLANI TERMINUES

për pranimin e instrumenteve pagesore

Pranimi i instrumenteve pagesore në formë letre me datë vijuese përmes sporteleve të bankës
e hënë-e premte* e shtunë
KIBS nga 08:30 - 14:00 /
MIPS (me përjashtim të PP53) nga 08:30 - 16:00 /
MIPS PP53
nga 08:30 deri 15:30
/
Kliring intern 08:30 - 16:15 09:00 - 12:30
*me përjashtim të ditëve që janë të shpallura si ditë jopune

Pranimi i instrumenteve pagesore  me datë vijuese përmes sistemit për banking elektronik
e hënë-e premte* e shtunë
KIBS nga 08:30 - 14:20 /
MIPS (me përjashtim të PP53) nga 08:30 - 16:20 /
MIPS PP53
nga 08:30 deri 15:30
/
Kliring intern nga 08:30 - 17:00 08:30 - 13:00
*me përjashtim të ditëve që janë të shpallura si ditë jopune

VËREJTJE:

  • Klientët janë të obliguar që ta respektojnë planin terminues për pranimin e instrumenteve pagesore..
  • Instrumentet pagesore të dërguara përmes sistemit për banking elektronik me datë vijuese, që nuk janë realizuar në përputhje me planin e përshkruar teminues, do të stornohen pas përfundimit të planit terminues..
  • Instrumentet pagesore të dërguara në bankë përmes sistemit për banking elektronik, me mënyrën KIBS dhe MIPS, të shtunave ose ditëve kur sistemet pagesore për realizimin e transakcioneve ndërmjet bankave nuk punojnë, do të realizohen ditën e parë të ardhshme të punës..

HALKBANK AD SKOPJE


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.